MЁNYRA E ABDESIT

 
Cilat janė ditėt e fekondimit tė qelizave? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 10 dhjetor 2008

Pyetje:
Selam alejkum! Desha te di se cilat janë ditët e fekondimit të qelizave ?



Përgjigje:
Ve alejkum selam!
Siç theksojnë ekspertët e obstetrikës gjinekologjisë dhe mbarsimi apo fekondimi i qelizës mashkullore dhe asaj femërore ndodh diku në ditët 14, 15, 16 duke filluar së numëruari prej ditës së parë të menstruacioneve. Pra nëse menstruacionet lajmërohen më datën 10 të muajit, pa marrë parasysh a zgjasin 6 ditë, 7, 8 apo 10 ditë, kur bëhet data 24 e deri 27 nga ai muaj mund të konsiderohet koha kur shpërthen vezorja femërore dhe është e gatshme për pllenim. Kjo mund të dallojë nga femra në tjetrën duke lëvizur në dy ditë para apo prapa. Disa të tjerë thonë se koha e fekondimit është 14 ditë para se të lajmërohen menstruacionet, por shikuar nga fakti se data e fillimit të menstruacioneve nuk është gjithnjë e sigurt, atëherë është vështirë të dihet se kur është dita e saktë e pllenimit. Ajo që duhet të dihet se te çdo femër periudha e mundshme për të mbet shtatzënë janë tri ditë gjatë një muaji.

Allahu e di më së miri!



                                         Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.