MЁNYRA E ABDESIT

 
Dita e Arafatit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e shtunė. 06 dhjetor 2008
   Për këtë ditë është betuar All-llahu.


 

Për këtë ditë është betuar All-llahu.

All-llahu i Madhërishëm nuk betohet për gjëra pa vlerë, por betohet me gjëra të mëdha. Kjo ditë, është “dita e dëshmuar” në ajetin:

“Pasha atë që dëshmon dhe të dëshmuarën!”. (El-Buruxh: 3)  Dhe kjo ditë është dita “tek” me të cilën betohet All-llahu në Kur'an:

Pasha çiftin dhe pasha tekun!”. (El-Fexhr: 3). Ibën Abbas, radijall-llahu anhu, thotë: “dita çift është
dita e kurban bajramit (10 Dhulhixhe), kurse dita tek është dita e Arafatit (9 Dhulhixhe). Të këtij mendimi janë edhe Ikrime dhe Dahak. Kjo është dita e shlyerjes së mëkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata që qëndrojnë në Arafat.


Transmetohet nga Xhabiri se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Dita më e mirë është dita e Arafatit. Transmeton Ibën Hibani.

Gjithashtu, Ibën Hibani transmeton se Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: Nuk ka ndonjë ditë që është më me vlerë tek Allahu se dita e Arafatit. Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e kësaj bote dhe lavdërohet me banorët e tokës ndaj banorëve të qiellit.” Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Allahu i Lartësuar lavdërohet me ata që qëndrojnë në Arafat tek engjëjt dhe thotë: ‘O engjëjt e Mi, shikoni robërit e Mi, më kanë ardhur të pakrehur, të pluhurosur (nga rruga) dhe duke sakrifikuar.”

Në këtë ditë është plotësuar dhuntia dhe është përsosur feja.

Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3)

Omeri, radijall-llahu anhu, tha: ne e dimë ditën dhe vendin në të cilin i ka zbritur ky ajet
Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; i ka zbritur ditën e xhuma, duke qëndruar në Arafat.Thotë Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të mi falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm”  (Transmeton Muslimi)

Qëllimi me këtë është se falen mëkatet e vogla, pasiqë për faljen e mëkateve të mëdha kushtëzohet kërkimi i faljes nga Allahu.

Tekbiret

Sipas sheriatit, në Kurban Bajramin ka tekbir të përgjithshëm dhe të kufizuar. Tekbiri i përgjithshëm është në çdo kohë prej fillimit të hyrjës së muajit dhul-hixh-xhe deri në fund të ditëve të Bajramit. Kurse tekbiri i kufizuar është pas namazeve farze, prej namazit të sabahut të Ditës së Arafatit deri në namazin e ikindis deri në ditën e katërt të Bajramit pas ikindisë është sunet pas çdo namazi t’i këndojmë tekbiret.

Forma e tekbireve

ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER. (tri herë)

Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il Allahu uallahu ekber. Allahu ekber ue lilahil hamd. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.