MЁNYRA E ABDESIT

 
A duhet publikuar shkuarja nė Haxh? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 01 dhjetor 2008
Pyetje:
Selam alejkum!
Desha ta di se kur vendos njeriu për të shkuar në haxh a duhet apo është 
më mirë të tregojë se po shkon në haxh në mënyrë që njerëzit të shkojnë 
për t’u përshëndetur me të dhe të kërkojnë hallallëkun apo s’ka gajle edhe 
mos me lajmëruar se po shkon. E bëj këtë pyetje  sepse një anëtar i familjes 
pat vendosur që të shkojë në Haxh pa i treguar askujt por i dështoi këtë herë 
e mua po më intereson se a është në rregull kjo që ai ka dashur të shkoj pa 
treguar. Nuk mendoj se është në rregull që të shkoj nëse i ka hak dikujt.   
Ju lutem, m’u përgjigjni sa më shpejt, mundësisht!
Allahu ju shpërbleftë!



Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër e nderuar, haxhillëku si kusht i pestë i Islamit që duhet ta kryejë muslimani, i cili posedon mjete materiale të mjaftueshme për ta kryer atë, nuk mund të mbahet fshehtë dhe nuk kërkohet nga muslimani që ta bëjë në mënyrë modeste pa e ditur të tjerët sikur që kërkohet të bëhet sadakaja-lëmosha, namazi i natës etj. Mirëpo të njëjtën kohë nuk kërkohet nga muslimani që e ka bërë nijet të shkojë për ta kryer haxhillëkun, që ta publikojë patjetër dhe të shkojnë njerëzit për t’i uruar atij atë veprim. Absolutisht, haxhillëku nuk është i lidhur me përshëndetjen apo mos-përshëndetjen e njerëzve, hallallosjen apo mos-hallallosjen me njerëz. Është e vërtetë se njeriu shpreson që vërtet të kthehet nga haxhillëku i pastër prej mëkateve si ditën kur e ka lindur nëna dhe njëkohësisht dëshiron të mos ketë hak ndaj dikujt. Por kjo edukatë duhet të jetë e vazhdueshme dhe në çdo kohë pa marrë parasysh se shkon apo jo në haxhillëk pasi që vdekja të zë papritmas dhe nuk ke kohë që të hallallosesh me njerëzit. Ngjashëm duhet të mendojnë edhe ata që nuk i kanë kushtet materiale të favorshme për ta kryer këtë obligim islam. A thua të tillët bën të jenë të padrejtë ndaj njerëzve dhe nuk duhet të hallallosen për haqet ndaj njëri-tjetrit?

Assesi, duhet vazhdimisht të mbahet drejtësia me njerëz dhe të mos i hyhet në hak askujt, por nëse kjo ndodh, atëherë  menjëherë duhet t’i kërkojë falje, ose t’ia shpaguajë hakun.

Nëse kjo të kalon gjatë viteve, atëherë mos të kalojë edhe me rastin e shkuarjes në haxhillëk, sepse vdekja vjen shpejt dhe një hak i vogël ndaj dikujt në këtë botë, ka çmim të shtrenjtë të pagesës në Ahiret.
Allahu e di më së miri!


                                                    Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.