MЁNYRA E ABDESIT

 
Si tė veprojmė kur dėgjojmė Kur’an? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 01 dhjetor 2008
Pyetje:
Selam alejkum!
Një muslimane më ka thënë se duhet të kemi kujdes gjatë dëgjimit të
Kur’anit në cd apo në internet se nëse ke sehire dhe nëse e dëgjon 
Kur’anin atëherë mundesh me e ndie veten keq ose diçka tjetër.
Gjithashtu edhe për librin “Shërimi me Kur’an”. Ju lutem, të më tregoni 
se si duhet vepruar kur dëshirojmë të dëgjojmë Kur’an apo të lexojmë 
ndonjë libër! Pres përgjigjen tuaj! Ju përshëndes me selam alejkum



Përgjigje:
Alejkum selam!
Është e vërtetë se dëgjimi i Kur’anit ka ndikim tek personi që vuan prej sihrit, por është shumë gabim t’i thuhet dikujt që të ketë kujdes e të mos dëgjon Kur’an sepse mund të sëmuret. Kur’ani është shërues dhe dëgjimi i tij, padyshim e dobëson ndikimin negativ të sihrit, kështu që duhet të stimulohet në dëgjimin sa më intensiv të Kur’anit. Pastaj, nuk bën të paragjykohet se çdonjëri është i sëmurë prej sihrit, e që kjo nënkupton se njeriu së pari paska nevojë të “testohet” se ka apo jo sihër e pastaj të dëgjon Kur’an. Assesi, dëgjoni dhe lexoni sa më tepër Kur’an, sepse ai është shërim dhe mëshirë për besimtarët. Allahu thotë: “Ne shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse mizorëve (mosbesimtarëve) nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (El-Isra’, 82)
Ndërsa kur dëshirojmë të dëgjojmë Kur’an e sidomos kur e lexojmë atë, preferohet të marrim abdes dhe të kemi për qëllim ibadetin me ç’rast do t’i fitonim për çdo shkronjë nga 10 sevape.


                                                          Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.