MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet agjėrimi i 10-ditėve tė Dhul-Hixhxhes me dy nijete? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 01 dhjetor 2008
Pyetje:
Esselamu alejkum! A lejohet agjerimi i10-diteve te Dhul-Hixhxhes me 
dy njete?


Përgjigje:
Ve alejkumus selam!

Agjërimi i dhjetë ditëve të para të dhulhixhes nuk është sunnet-mustehabb. Kanë ardhur hadithe, të cilat dëftojnë për agjërimin e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të këtyre dhjetë respektivisht nëntë ditëve të dhulhixhes (pasi që dita e dhjetë është dita e Kurban Bajramit dhe nuk lejohet të agjërohet), por ato janë hadithe të dobëta, me të cilat nuk mundemi ta ligjësojmë ndonjë dispozitë, qoftë edhe të nivelit të preferencës (mustahabb).

Mirëpo duke u nisur nga fakti i përgjithshëm se agjërimi është padyshim nga veprat e mira, si dhe nga fakti tjetër se nuk ka ditë që veprat e mira janë më të dashura te Allahu se këto dhjetë ditët e dhulhixhës, atëherë mund të themi se bën të agjërohen të nëntë ditët, bën të agjërohen vetëm disa, por bën edhe të mos agjërohet asnjë, përveç ditës sç nëntë, e cila është Dita e Arefatit e që është sunnet të agjërohet dhe shpresohte t’i shlyejë mëkatet e dy viteve, viti të kaluar dhe vitit të ardhshëm.          

Agjërimi është prej ibadeteve që nuk mund të bëhet me dy nijete në të njëjtën ditë asnjëherë. Pra me një ditë agjërimi mund të agjërohet vetëm për një qëllim. Ju sigurisht se e keni fjalën që me njërin nijet të agjëroni ndonjë ditë të pa-agjëruar nga ramazani dhe njëkohësisht të agjëroni nafile nga dhulhixhe. Përderisa agjërimi i këtyre ditëve nuk është i kushtëzuar, ju mund të agjëroni si kompensim të ditëve të pa-agjëruara të ramazanit dhe këtë kompensim ta bëni pikërisht gjatë këtyre ditëve të dhulhixhes, ku veprat e mira janë më të dashura te Allahu se ditëve të tjera të rëndomta, dhe do të kesh Inshaallah shpërblim të dyfishtë. 
Allahu e di më së miri!


                                                             Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.