MЁNYRA E ABDESIT

 
Tortja ' Tunel' PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta   
e diel. 30 nėntor 2008




Tortja “Tunel” pëbëhet nga dy petë dhe dy filla.







Peta e zezë
-5 ve,
-5 lugë sheqer (i tund me mikser derisa të trashen pastaj ja shton), 2 lugë gjelle miell, 2 luge gjelle kakao, 100 gram arra të bluara dhe një pecivë. E pjek në tepsi katrore (në fund të tepsisë vendosni leter me vaj në mënyrë që mos të ngjitet peta)

Filli i kaftë
-100 gram arra të bluara,
-300 gram keksa të bluar (Plazma keksa),
-8 lugë gjelle sheqer,
-4 lugë kakao dhe një gotë të ujit qumësht dhe një margarin të shkrirë.



Peta e bardhë
-6 të bardha të vesë,
-6 lugë sheqer (i tund mirë me mikser derisa të trashen), pastaj ja shton 5 lugë miell dhe 3 lugë gjelle vaj. E pjek në tepsi katrore.

Filli i bardhë
I vlojmë 2 gota të ujit qumësht.
6 të kuq të vesë i përziejm me 8 lugë sheqer, 6 lugë miell dhe një gotë të ujit qumësht. Këtë masë ja qesim qumështit të vluar, dhe përziejm mirë në temperaturë jo shumë të lartë derisa të trashet masa. Ne fund ja qesim nje sheqer vanille dhe nje margarin te shkrire pasi te ftohet.

Këto ishin përgatitjet për petat dhe fillat. Tani fillojmë me rënditjen e petave dhe fillave.

Renditja (Shih në foto)
1. Filli i kaftë
2.Korja e bardhë
3.Fili i bardhë
4. Korja e zezë
5. Filli i zi
6. Korja e zezë
7. Filli i zi
8. Filli i bardhë
9. Korja e bardhë.

1. Së pari e vendosim fillin e kaftë me madhësi sa peta në formë të tunelit (ja japin formen e tunelit ne dore) . 2. Koren e bardhë e prejm në madhësi sa e mbulon fillin e kaftë. 3. E lyejm me fillin e bardhë përmbi. 4. e presim koren e zezë me madhësi sa e mbulon. 5.E lyejm me fillin e zi përmbi. 6. E presim koren e zeze me madhvsi sa e mbulon. 7. E lyejm me fillin e zi. 8. E lyejm me fillin e bardh. 9. E vendosim ne fund koren e bardhë.

Mbi mund ta lyeni me qokolladë kuzhine apo me sllag.
E presim përgjysmë torten, pastaj në rriska.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.