MЁNYRA E ABDESIT

 
Lotėt e pendimit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jeta   
e shtunė. 29 nėntor 2008

Ç’janë këta lot?
Përse sytë e mi lotojnë!
Ç’është ky pikëllim?
Në zemër ky rënkim!

Eh, si kam jetuar!
Në gjëra të kota kam shpresuar.
Veç tek kënaqësitë e kësaj bote,
unë kam lakmuar.

E penduar para Zotit...
Kërkoj falje dhe shpëtim.
Ti më shpëto, Ti më udhëzo!
Ti nga e ndaluara, o Zot, më largo!

Pse?
Pse lotët s’pushojnë?
Pse sytë e mi s'thahen?
Përse pa pushim rrjedhin lotët e mi?
A thua lot pendimi janë?
Që nga sytë e mi s'ndahen?

Pse pyetjet s’dinë të ndalen?
Pse isha e verbër?
Kah e mira s'shkoja,
veç tek e ndaluara unë gjithmonë lakmoja.

Falëm, o Zot!
Të lutem për çdo gabim.
E penduar para teje
kërkoj falje e shpëtim!

I vetmi je Ti, o All-llah!
që fal e mëshiron.
E falësit shumë i do.
Të përulem, të përgjërohem.

Që të fitoj faljen tënde,
unë gjithmonë do mundohem.
Shpresa për faljen tënde
kurrë nga unë s'largohet.

Të lutem, o All-llah!
nga e ndaluara më largo!
E në rrugë të drejtë, të lutem më udhëzo!
Këta lot pendimi 
në lumturi të fesë islame, m’i shndërro!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.