MЁNYRA E ABDESIT

 
Gruas sime PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sahit Qerimi   
e shtunė. 29 nėntor 2008




Të më njohësh do të thotë të të shprehem Ty,

Të ta them atë që thellë zemra e mban në dry.

Ë, si thua të t’i them ato fjalë,

Që burojnë nga zemra e thuhen me mall,

Eh "Të dua" janë fjalët që Ty t'i shpall.

Por jo, jo, ato nuk janë vetëm fjalë,

Sepse kuptimi i tyre është dhe më i gjatë...

"Të dua", ky nuk është fillimi,

Ndoshta do të pyesësh, e pra si qenka kuptimi?

"Të dua" për mua ka kuptim të dyfishtë,

Njëra është fjalë që "thuhet", e tjetra se e "ndjen" me shpirt.

Për atë fjalë që "thuhet" dhe bëre ca llafe,

Ndërsa për atë "ndjenjën", zemra është matëse.

Zemra ime diti të mas që nga fillimi,

E fillimi ynë ishte takimi.

Eh, sa matëse e mirë që është zemra,

Që ta thotë atë çfarë ka brenda.

Eh, ai takimi ynë i parë,

Elhamdulilah, që për ne ishte i mbarë.

Dëshiron ta dish mendimin tim për Ty në atë takim,

E pra, Ti ishe hyria e kësaj bote për mua, Ti ishe gëzimi im.

Po mes nesh si shkoi dashuria më pas,

Me mburrje e them se ajo shtohej pa masë.

E tërë kjo ngase të kam zgjedhur muslimane të mirë,

Që më gëzon shumë sa herë të shoh në fytyrë.

E tillë je e shpresoj të mbesësh kështu e ime grua,

E lus All-llahun që të na bashkoj në Xhenet dhe ti të
jesh "hyri symadhe" për mua.

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.