MЁNYRA E ABDESIT

 
Portreti i udhėtarit (pjesa e dytė) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 24 nėntor 2008








Pakujdesia

... Ai si duket ka shkuar për të fjetur atë natë pa qëllimin për ta falur sabahun. U ka premtuar fëmijëve të tij se do të shkonin në Disney Land gjatë kësaj vere. I ka premtuar gruas së tij një fustan të ri. I ka premtuar vetes një veturë të re nëse fiton në lojën e golfit. Sonte, sidoqoftë, ai ka një mysafir të papritur. O, mysafiri ka pasur takim me të, vetëm se ai ishte i pakujdesshëm dhe harroi.

Në suren Kijame, Allahu i Madhërishëm përshkruan nxjerrjen e shpirtit, ato minutat e fundit. “Jo dhe jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit)” (Kur’an, 75: 26)

Shpirti nuk e len tërë trupin menjëherë. Ai e lë trupin pjesë-pjesë derisa ta arrijë klavikulën, derisa ta arrijë fytin. Këmbët e tij janë të vdekura, edhe krahët po ashtu. Shpirti gargariti në fytin e tij. Ai bërtiti. Gruaja e tij dhe fëmijët nxituan në anën e tij. Çka s’është në rregull? Çka s’është në rregull? Jo tani, ai është duke filluar një udhëtim tjetër.

Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): Kush do ta shërojë?” (Kur’an, 75: 27)

Edhe në frymën e fundit, gruaja nxitoi te telefoni për ta thirrur ambulancën.
Fëmijët shikonin majtas dhe djathtas për dikë që do ta ruante babanë e tyre. Por, askush nuk mund ta ruajë nga vdekja kur ajo të arrijë. Secili do të vdesë.

Dhe ai bindet se ai po ndahet”. (Kur’an, 75: 28)

E vërteta e ka goditur atë tani. Ai e di se ky është fundi. Koha për nisje ka arritur, udhëtimi është gati për të filluar. Çka është duke i kaluar nëpër mendje atij? A provoi të lexojë Kur’an pas ikindisë? A provoi t’i falë nga katër rekate gjatë netëve të gjata të dimrit? Apo ka hequr dorë nga pesë namazet ditore?

“E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja).” (Kur’an, 75: 29)

Të panjohurit e pastruan trupin e tij, duart e panjohura ia mbështollën trupin me qefin, të panjohurit ia falën xhenazen. Poshtë, brenda asaj grope e cila ishte duke e pritur prej ditës që kishte ardhur në këtë botë, tani udhëtimi fillon...

“Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.” (Kur’an, 75: 30)

Vëllezër të dashur, motra të dashura! Mos e leni për t’u penduar deri në Ramazan! Mos prisni derisa të shkoni në Haxh! Mos pritni as deri nesër! Pendohuni tani dhe përgatituni për këtë udhëtim! Pendohuni te Allahu para se të jetë shumë vonë! Tani!

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, njëherë qëndroi skaj një varri dhe iu tha shokëve të tij: ”Po të kishte mundësi për t’u kthyer në këtë jetë, çka mendoni se do të bënte ai?”
Shokët e tij iu përgjigjën: “Nuk do të bënte asgjë përveç veprave të mira.” Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, atëherë tha: “Nëse nuk do të jetë ai, atëherë jeni ju.”

Nëse jeni të rinj dhe të bukur tani, frikësojuni Allahut të Madhëruar dhe mbrojuni siç ju ka urdhëruar Ai! Nëse jeni të shëndoshë tani, adhurojeni Allahun e Madhëruar, aq sa të mundeni para se të plakeni! Nëse jeni të pasur tani, shfrytëzojeni pasurinë tuaj për hir të Allahut të Madhëruar, para ditës kur mund ta humbni atë! Nëse keni kohë të lirë tani, shfrytëzojeni për mësimin përmendësh të Kur’anit dhe lexoni hadithe para se të vijë koha kur s’do të keni më kohë të lirë. Nëse jeni gjallë tani, përfitoni nga jeta juaj për t’u përgatitur për pjesën tjetër të udhëtimit tuaj, për t’u përgatitur për takimin me Allahun e Madhëruar!

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e ka dëgjuar të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke e këshilluar dikë me fjalët: “Shfrytëzoni pesë gjëra para pesë të tjerave: rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para punës dhe jetën para vdekjes.”



Muhammad Al-Shareef
Marrë nga: www.sunnahonline.com
Përktheu: Fexhrie Kaçiu


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.