MЁNYRA E ABDESIT

 
Rreth fejesės... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 09 nėntor 2006

Es-selamu  alejkum ve rahmetullah ve berekatuhu!

Pyetje
: Jam një djalë i ri, 21 vjeçar. Kam zgjedhur një  vajzë  që i  
përmbahet Islamit dhe dua të fejohem me të, por, ajo jeton  
jashtë Kosovës dhe më thotë se nuk dëshiron të fejohet para tri viteve.       
Çka të  bëj në këtë  rast?
A ta pres atë tri vite apo të kërkoj fatin tim dikund tjetër edhe pse e dua atë vajzë me kuptimin e plotë  të  fjalës.
M’a  bëni hallall dhe m’a ktheni përgjigjen sa më shpejt!
 


Alejkum selam ve rahmetullah ve berekatuhu!

Pergjigje: Vëlla Arton, ke frikë Allahun dhe mos fol me atë motër në telefon apo përmes internetit ngase kjo është haram. Por, pasi je njoftuar me të, fal namaz istihare dhe pas namazit bën dua dhe thuaj: O Zot, nëse martesa me këtë vajzë është më e mirë për  fenë time dhe për jetën time, m’a mundëso të martohem me të, e nëse kjo nuk është mirë për fenë  dhe për jetën time më largo nga ajo dhe më furnizo me një më të mirë se ajo. Më gjerësisht për këtë dua shiko në librin: “Mburoja e muslimanit” e botuar nga WIO dhe SJRC, fq. 81. Sa i përket pritjes, nëse e din veten tënde se mund të ruhesh nga fitnet që na rrethojnë, atëherë nuk ka ndonjë ndalesë që ta pritësh atë.                                                                                                  

                                                                                                        
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.