MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet tė heshtėsh pėr tė metat e tjetrit kur pyetesh pėr ēėshtje tė martesės? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 22 nėntor 2008
Pyetje:
Në temën "Shiko gabimet e tua pastaj të miat" është cekur se lejohet të folurit 
për të tjerët në disaçështje, p.sh. te martesa.Tash pyetja është: nëse ti je e 
sigurt që ai ka të meta (në moral e çështje të tjera) mirëpo hesht, a lejohet 
heshtja në këtë rast?


Përgjigje:
Nëse dikush të pyet për ndonjë njeri për çështje të martesës dhe e di se mbështetet në mendimin dhe vlerësimin tuaj, obligoheni t’i tregoni realisht për gjendjen e atij njeriu, edhe nëse kjo çon te përmendja e të metave të tij. Dikush duke u mbështetur në dëshminë tuaj apo heshtjen tuaj dëshiron të bashkohet me njeriun e papërshtatshëm, si rezultat i mosnjohjes së tij dhe mbështetjes në ju, si do të imagjinohej në këtë rast ruajtja nga gibeti-përgojimi?
Ndërsa nëse e dini se ai që ju pyet, nuk e ndërton mendimin e tij në deklaratën tuaj, por thjesht dëshiron ta dijë opinionin tuaj lidhur me personin për të cilin ju pyet, atëherë heshtni e mos iu përgjigjni!Allahu e di më së miri!


                                                      Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.