MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė haram mbajtja e hajmalisė dhe plumbit? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 22 nėntor 2008
Pyetje:
Desha të më tregoni se a është haram që e mbaj një hajmali dhe një plumb në xhep? Jam besimtar i mirë dhe e lexoj KURA'NIN por për këto s'e di çka të 
bëj?


Përgjigje:
Po, është gjynah i madh dhe ua rrezikon besimin tërësisht bartja e hajmalive duke besuar se ajo ju ruan nga të këqijat. Atë urgjentisht duhet ta largoni dhe ta digjni në zjarr. Ju mjafton për mbrojtje nga të këqijat leximi i sureve dhe lutjeve që i ka praktikuar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Po ashtu edhe leximi sa më i shpeshtë i Kur’anit është masë preventive për t’ju shmangur gjërave të këqija. Po ashtu edhe plumbin duhet ta largoni menjëherë, nëse doni ta shpëtoni besimin tuaj në Allahun dhe të largoheni nga besëtytnitë dhe besimet e kota!
Allahu më së miri e di!


                                                       Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.