MЁNYRA E ABDESIT

 
Ti, ata dhe Allahu PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 21 nėntor 2008
                                    

Nëse je i dashur, njerëzit mund t’ju akuzojnë si egoist.
                                   Bëhu i dashur, sidoqoftë!

Njerëzit janë shpesh të paarsyeshëm, të palogjikshëm dhe egocentrikë.
                                   Fali ata, sidoqoftë!

Nëse je i suksesshëm, do t’i gjesh disa shokë jobesnikë dhe disa armiq të vërtetë.
                                   Arrij suksese, sidoqoftë!

Nëse je i ndershëm dhe i sinqertë, njerëzit mund t’ju mashtrojnë.
                                   Bëhu i ndershëm dhe i sinqertë, sidoqoftë!

Atë që e ndërton me vite, dikush mund ta shkatërrojë brenda natës.
                                    Ndërto, sidoqoftë!

Nëse gjen paqe dhe lumturi, ata mund të bëhen xhelozë.
                                    Bëhu i lumtur, sidoqoftë!

Të mirën që e bën sot, njerëzit shpesh do ta harrojnë nesër.
                                    Bëj të mira, sidoqoftë!

Jepi botës më të mirën që ke, edhe nëse kurrë nuk është mjaft.
                  Jepi botës më të mirën që ke, sidoqoftë!

Në analizat përfundimtare ti e kupton se e tëra është mes teje dhe Allahut. Kurrë nuk ka qenë mes teje dhe atyre. S’ka rëndësi nëse rezultati nuk është siç e keni pritur ose siç keni dëshiruar, sepse Allahu do ta sheh, gjykojë dhe shpërblejë, inshallah! Ne ndihmojmë, japim, duam, kujdesemi, ndajmë, falim, etj., për hir të Allahut. Qëllimet tona duhet gjithmonë të jenë për hir të Allahut dhe kënaqësisë së Tij. Inshallah!

... Pastaj, çfarëdo që bëjnë ose thonë ata nuk do t’ju përulë, inshallah, sepse ka qenë për Allahun sidoqoftë...


Përktheu nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.