MЁNYRA E ABDESIT

 
A e din se cili ėshtė motivi i cili e tėrheq mė sė shumti njeriun nė punė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jehona Kamberi-Telqiu   
e enjte. 20 nėntor 2008
 Motivi i cili e tërheq njeriun në punë dhe e shtyn që ta kryejë atë është sinqeriteti.   

 

 

Mirëpo, Islami e merr parasysh sadakanë, lëmoshën vetëm nëse është e sinqertë, vetëm për hir të Allahut.

“Ai që jep pasurinë e vet e pastrohet, e jo për ta shpërblyer dikë që i ka bërë mirë më  parë, por vetëm për ta fituar kënaqësinë e Zotit të vet, për Zotin ai do të gëzojë atë kënaqësi.” (El-lejl, 18 - 21)

Në betejën e Tebukut erdhën disa burra te i Drguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të cilët dëshironin t`i luftojnë mosbesimtarët në rrugë të Allahut, mirëpo i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk mundi t`i pajisë me armë. Ata u kthyen por u ishte tharë pështyma nga brengosja pse nuk morën pjesë në betejë. Për këtë ka zbritur ajeti kuranor:

“(Nuk ka qortim) Dhe as për ata që kur erdhën te ti për t`i bartur me kafshë, u the:

“Nuk kam me çka t’ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit se nuk kishin me çka të përgatiteshin nga sytë e tyre rridhnin lot.” (Et-Tevbe, 92)

A mendon se Allahu do ta çoj kot këtë bindje të fortë dhe këtë dëshirë të madhe për sakrifikim? Assesi!

Qëllimi i sinqertë ua regjistroi atyre shpërblimin e muxhahidëve, sepse ata u ndalën përkundër dëshirës së tyre.

Rrezet e sinqeritetit ndriçojnë në shpirt, kurse më tepër shkëlqejnë në vështirësitë e rënda. Në rastet e tilla njerëzit zhvishen nga epshet e veta, distancohen nga mëkatet e veta dhe qëndrojnë në oborrin e Allahut, të penduar, shpresojnë në mëshirën e Tij dhe frikësohen prej dënimit të Tij.

I dërguari i Allahut ka thënë: “Në fund të botës, populli im do të ndahet në tre grupe: Një grup do ta adhurojnë Allahun sinqerisht, grupi i dytë do ta adhurojnë Allahun formalisht, për sy e faqe, ndërkaq grupi i tretë do ta adhurojnë Allahun me qëllim që t’i plaçkitin njerëzit. Kur Allahu do t’i tubojë në Ditën e Gjykimit, do t`i thotë atij grupi që i ka plaçkitur njerëzit:

“Të betohem në fuqinë dhe madhërinë Time, çka ke pasur për qëllim me adhurim ndaj Meje?

Ai do të thotë: “Pasha fuqinë dhe madhërinë Tënde, me atë adhurim i plaçkita njerëzit. (Zoti) thotë: “Nuk do të bëjë dobi ajo që e ke tubuar, hidheni atë në zjarr.”

Pastaj, i thuhet atij që ka adhuruar formalisht, për sy e faqe: “Të betohem me fuqinë dhe madhërinë Time, çka ke pasur për qëllim me adhurim ndaj Meje?” Do të thotë: “Pasha fuqinë dhe madhërinë Tënde, e bëra që të më shohin njerëzit!” Zoti do të thotë: “Te Unë nuk ka arritur asgjë prej tij, hidheni atë në zjarr.”

Pastaj, do t’i thotë atij i cili ka qenë i sinqertë në adhurimin e vet: “Të betohem në fuqinë dhe madhërinë Time, çka ke pasur për qëllim me adhurim ndaj Meje?” Do të thotë: “Pasha fuqinë dhe madhërinë Tënde, ti e di më mirë se çka kam pasur për qëllim me adhurimin tim, me të pata për qëllim përmendjen dhe kënaqësinë Tënde. (Zoti) do të thotë: “Ishte korrekt robi im, dërgojeni atë në Xhenet.” (Transmeton Taberaniu).

Motra muslimane, a e keni pyetur ndonjëherë veten se cilit grup i takoni?

A është namazi im i sinqertë, apo për sy e faqe?

A është puna ime e sinqertë, apo për të përfituar prej njerëzve?

A është ibadeti im i sinqertë, apo të më lavdërojnë njerëzit?

A e ke pyetur ndonjëherë veten? Kijani frikën Allahut, se vallahi janë të humbur ata të cilët e bëjnë adhurimin për sy e faqe e për t’i shfrytëzuar njerëzit.

”Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për hir të Allahut!” (El-Zumer, 3)

Atëherë, të porosis motër muslimane që t’ia kesh frikën Allahut, Atij i Cili të krijoi prej një pike gjaku të ngjizur, adhuroje Atë si i takon!

O Krijuesi ynë, na mundëso të jemi të sinqertë në adhurimin ndaj Teje!

Të falënderojmë sa gjithë krijesat! I lartmadhëruar je Ti siç e përshkruan veten në Kur’anin famëlartë!

 

 

  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.