MЁNYRA E ABDESIT

 
Portreti i udhėtarit (pjesa e parė) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 18 nėntor 2008

Bëj vepra të mira në pjesën e mbetur të jetës, do të falet e kaluara.




Al Fudajl ibn Iyaadh, Allahu e mëshiroftë, njëherë u ul me një të moshuar dhe e pyeti atë:
“Sa vjeç je?”
“60 vjeç” – iu përgjigj njeriu.
“A e din,” – i tha El Fudajli, “se për 60 vite ti ke udhëtuar për te Zoti dhe pothuajse ke arritur.”
Njeriun e pushtoi heshtja. Ai pëshpëriti: “Inna lil-lahi ue Ina Ilajhi Raxhi’un (Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi).”
El Fudejli e pyeti: “A e di kuptimin e kësaj fjalie? Po thua se je rob i Allahut dhe se te Ai do të kthehesh. Secili që e di se është rob i Allahut dhe se te Ai do të kthehet, duhet ta di se do të ndalet në Ditën e Gjykimit. Dhe secili që e di se do të ndalet, le ta dijë gjithashtu se do të jetë përgjegjës për atë çfarë ka bërë në jetë. Dhe secili që e di se do të jetë përgjegjës për atë që ka bërë në jetë, le ta dijë se do të pyetet. Dhe secili që e di se do të pyetet, le ta përgatit përgjigjen tani!”
“Çfarë duhet të bëj atëherë?” – pyeti njeriu.
“Është e thjeshtë,” – tha El Fudejli. “Bëj vepra të mira në pjesën e mbetur të jetës, do të falet e kaluara. Nëse jo, do të llogaritësh për të kaluarën dhe atë që vjen.”

Në ditët që vijnë, edhe nëse udhëtimi do të jetë i ndërmarrë me furnizim të duhur, njeriu duhet të jetë i përgatitur. Shkretëtirat janë të gjata, të nxehta dhe të vrazhda. Të pamëshirshme. Nuk ka stacione të bagazheve për t’i mbushur ato apo stacione pushimi për të blerë pije prej automatit me monedha. Në të vërtetë, nuk ka as njeri që shikon prej miljesh në milje ranishtave jopjellore.

Pra, duhet të keni me vete furnizim para se ta bëni udhëtimin. Ushqim të mjaftueshëm, ujë të mjaftueshëm dhe çdo gjë të mjaftueshme për udhëtimin tënd.

Prej kësaj, në ajetet e Haxhit, kur secili duhet të merr udhëtim për ta arritur Qaben, Allahu kthen vëmendjen e robërve të Tij te një udhëtim tjetër, udhëtimin që secili shpirt e kryen, edhe nëse e din atë apo mbetet i shkujdesur ndaj tij. Allahu kthen vëmendjen e tyre te udhëtimi i Ahiretit, i Xhenetit ose Xhehenemit.

“... Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria...” (El-Bekare, 2: 197)

Ibn Umeri ka transmetuar: Një ditë isha me të dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin me të. Ai m’u kthye, m’i mbajti krahët me dy duart e tij të bekuara dhe më tha: “Bëhu në këtë jetë si i huaj ose udhëtar.”

Dhe saherë që Ibn Umeri ua transmetonte këtë shokëve të tij ai shtonte: “Nëse e mbërrini mbrëmjen, mos pritni (të jeni gjallë) agimin, dhe nëse e mbërrini agimin mos pritni (të jeni gjallë) mbrëmjen. Kujdesuni për shëndetin para se të sëmureni. Dhe kujdesuni për jetën para se të vdisni.” (Buhariu)


Udhëtimi: jeta. Destinacioni: Xheneti ose Xhehenemi.

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Bota materiale është gati t’ju lejë dhe bota tjetër është nisur drejt jush. Ato të dyja kanë fëmijë, kështu që bëhuni prej fëmijëve të Ahiretit dhe mos u bëni prej fëmijëve të botës materiale. Me të vërtetë, sot ka vepra e jo llogari, ndërsa nesër ka llogari e jo vepra.”

Një i ditur ka thënë: “I huaj është ai të cilit bota materiale i largohet ndërsa ahireti i drejtohet  atij. Si mund ta ngarkojë ai veten me atë që e len dhe t’i largohet asaj e cila vjen drejt tij?”

Ky është udhëtim të cilin të gjithë e bëjmë, tani është në anën tonë që të përfitojmë nga kjo kohë. Muhamed ibn Wasi, Allahu e mëshiroftë, është pyetur njëherë se si ndihej dhe është përgjigjur: “Çka mendon për dikë i cili udhëton një milje drejt ahiretit për çdo ditë?”

Të nderuar vëllezër, të nderuara motra! Çdo shpirt është në udhëtimin e vet. Disa e kanë kuptuar këtë në atë mënyrë që kanë kaluar ditë të tëra për t’u përgatitur për pyetjet që do të vijnë, si t’u përgjigjen. Të tjerët e jetojnë jetën sa më shumë siç thonë, të pavëmendshëm dhe të pakujdesshëm ndaj Ahiretit. Allahu i Madhëruar e përshkruan ditën kur ata do të zgjohen përfundimisht dhe do ta shijojnë zjarrin:

(I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta tërhoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.” (Kaf, 50: 22)

E tëra që u intereson këtyre tipave të njerëzve është vetura e re, shtëpia e madhe dhe bashkëshorti/ja e bukur. Disa zgjohen në këtë botë duke pasur kohë për t’u penduar. Të tjerët do ta dëgjojnë ajetin e lartpërmendur atëherë kur pendimi më nuk do të ketë dobi.


Muhammad Al-Shareef
Marrë nga:
www.sunnahonline.com
Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.