MЁNYRA E ABDESIT

 
Morali i mirė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 17 nėntor 2008


Me moral të mirë arrinë grada të larta dhe pozita të lakmuara.






Morali i mirë është cilësi e pejgamberëve, burrave të drejtë dhe të mirë. Me moral të mirë arrinë grada të larta dhe pozita të lakmuara. All-llahu [subhanehu ve teala] ka veçuar pejgamberin e Tij me një ajet ku ia ka përmbledhur të gjitha cilësitë e mira dhe vyrtytet e larta, duke thënë:
“…dhe vërtetë ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë karakteri” (El-Karia’: 5)

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Fjala e mirë konsiderohet sadaka (lëmoshë)” (Tra. Buhariu dhe Muslimi).

Ka thënë Ebu Hasim: " Sjellja e mirë, morali i mirë t'i shkrin, t'i mbulon gabimet sikurse dielli borën apo akullin. Ndërsa sjellja e keqe apo morai i keq e prish veprën e mirë siç e prish ufulla mjaltin".
Menyrat se si t’i përfitojmë zemrat e njerezve:
1.Sjellja e mirë,
2. Butësia,
3. Selami dhe buzëqeshja kur e takon vllaun.  Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd konsiderohet sadaka” (Transmeton Tirmidhiu)

Morali i mirë shkakton dashuri reciproke dhe afrim me njerëzit, kurse morali i keq shkakton urrejtje, zili dhe largim nga njëri tjetri. Moral i mirë është: buzëqeshja, bërja mirë, largimi i të këqijave nga njerëzit, thënia e fjalëve të mira, kahëzimi i hidhërimit, durimi, etj

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka nxitur muslimanët në moral të mirë dhe në të kapurit për te, bile edhe e ka përmbledhur në një vend me devotshmërinë, kur thotë: “Më së shumti që hynë njerëzit në xhennet, hynë me devotshmeri dhe moral të mirë” (Transmeton Tirmidhiu dhe Hakimi).


 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.