MЁNYRA E ABDESIT

 
Cilat vepra shpėrblehen nga Allahu PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e enjte. 13 nėntor 2008

 Tri kushtet sipas të cilave veprat shpërblehen, nënkuptojnë se vetëm ata që e pranojnë dhe e zbatojnë Islamin.



Allahu u dhuron shpërblim, atyre që besojnë dhe kryejnë vepra të drejta e të virtytshme në këtë botë.
Nëse njeriu dëshiron lumturi në këtë botë dhe punon për këtë, Allahu i ndihmon në nevojat e tyre. Por këto shpërblime do të jenë të përkohshme, përderisa të plotësohen ato kushte, të cilat janë të domosdoshme që të vlejnë për këtë botë dhe botën tjetër.
Cilat janë këto?
Së pari: Teuhidi (Njëshmëria e Allahut si Zot, Krijues, Furnizaes etj, njëshmëria e Allahut në adhurim dhe njëshmëria se vetëm Allahut i takojnë Emrat dhe Cilësitë e Larta).

Thotë Allahu në Kuran: “Ky është udhëzim i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit kishte për t’i shkuar huq ajo që kanë punauar”. (El En’amë, 88)

Së dyti: është sinqeriteti ndaj Allahut, që do të thotë të bësh vepra të mira, tërësisht për kënaqësinë e Allahut dhe të mos mburresh e të e të kërkosh vlerësimin e njerëve të tjerë.

Së treti: veprat duhet të jenë në përputhje me Kuran dhe Sunetin. Allahu e bën këtë të qartë kur thotë:
O ju besimtarë, respektoni Allahun dhe respektoni të dërguarin e mos i coni kot veprat tuaja”  (Muhamed, 33)

Tri kushtet sipas të cilave veprat shpërblehen, nënkuptojnë se vetëm ata që e pranojnë dhe e zbatojnë Islamin me sinqeritet, do të kenë shpërblim nga Allahu në jetën tjetër. Në ditën e Gjykimit cdo gjë do të llogaritet coftë edhe një vepër sa një grimcë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.