MЁNYRA E ABDESIT

 
Njohuria mė e lartė ėshtė njohja e All-llahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 08 nėntor 2006
  
Përderisa lartësia e njohurisë, është sipas lartësisë së të njohurës, atëherë padyshim njohuritë që na bëjnë të njohur Zotin tonë, janë njohuritë më të larta.
Ai që ka dituri dhe njohuri rreth Allahut, është më i mirë se ai që ka njohuri rreth yjeve, shtresave të tokës, njerëzve, kafshëve e tjerë.

Ka thënë Ibnul Arabi (Allahu e mëshiroftë):
 

"Lartësia e dijes, është sipas lartësisë së të diturës. Krijuesi është më i larti i gjërave të ditura, si rrjedhojë dituria rreth emrave të Tij, është dituria më e lartë".
Nëqoftëse njohuritë fetare, janë njohuritë më të mira dhe më të larta, padyshim se njohuria, që na bën të njohur Zotin tonë, është më e larta ndër të gjitha njohuritë. Prandaj ajetet, që na japin njohuri rreth Allahut, emrave dhe cilësive të Tij, janë ajetet më të mira të Kur’anit.
Ajeti El Kursij, sikur që është përcjellë në hadith të saktë, është ajeti më i mirë në librin e Allahut. Sureja Ihlas, është e barabartë me një të tretën e Kur’anit. Këto ajete nuk janë madhëruar, përveçse nga fakti që bëjnë fjalë, për Allahun, të Adhuruarin e vetëm me të drejtë.
Njeriu është aq i varfër përkundrejt Atij, Ai është Allahu Zoti i vërtetë dhe i Vetëm. Njeriu vetëm se i sjell dëm vetes nëse kërkon ndihmë nga të tjerët përveç Allahut, Allahu është Ai i cili mund ta ndihmojë njeriun për t'iu shmangur çdo dëmi, sepse nuk mund të kryhet kjo pa vullnetin dhe fuqinë e Tij.

Allahu dërgoi librat e Tij dhe zgjodhi profetët e Tij për ta udhëzuar njeriun;

• Ta njohë Zotin e tij ashtu siç Ai e ka përshkruar veten e Tij dhe

• Të kërkojë ndihmë vetëm prej Tij, duke jetuar sipas ligjeve të Tij.

Nëse njeriu ben gabime dhe e di që Allahu është shumë Falës, ai do t'i kthehet Atij dhe vetëm tek Ai të kthehet për falje:
"Dije pra që nuk ka të adhuruar përveç Allahut dhe kërko falje për mëkatet tuaja" [Kur'an: 47:19]

Qëllimi jonë i ekzistimit në tokë është më i kuptueshëm sesa të qënurit rob i fitimeve të kësaj bote.
Nuk ka jetë të kuptueshme më të mirë sesa atë të cilën e ka përshkruar Krijuesi ynë, Allahu. Çdo vepër e bërë sipas rrugës së Allahut është një vepër adhurimi. 
Njeriu ka nevojë, ndërsa Allahu nuk ka nevojë për asgjë:
 "O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu është i Pasur (nuk ka nevojë për ju); Ai është i Falënderuari" [Kur'an 35:15].

Pergatiti: Valbona Kelmendi
   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.