MЁNYRA E ABDESIT

 
Pse unė duhet tė mbaj mbulesė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 07 nėntor 2006


 


Kjo është një pyetje e mirë për të cilën ekziston një përgjigje e shkëlqyeshme.

All-llahu na ka urdhëruar për çdo vepër të mirë dhe na ka ndaluar nga çdo vepër që është e dëmshme për ne. Allahu ua ka përcaktuar grave muslimane bartjen e mbulesës kur të dalin nga shtëpitë e tyre apo kur ka burra të huaj në prani të tyre. Pra, bartja e mbulesës për - ty motër – buron nga veprat e mira, dhe kjo për disa arsye. Në mesin e tyre janë:

Allahu është i kënaqur me ty. Ti zbaton urdhërat e Zotit tënd kur e bart mbulesën dhe mund të presësh shpërblim të madh për këtë. Ti vlen shumë më shumë sesa të ekspozohesh para çdo burri.

Përmes mbulesës All-llahu pastron zemrën dhe mendjen tënde.

Me mbulesë All-llahu zbukuron pamjen tënde të brendshme dhe të jashtme. Jashtë, mbulesa reflekton pafajësinë, pastërtinë, të qenit e turpshme, të qenit e kënaqur dhe e dëgjueshme ndaj Zotit tënd. Poashtu, edhe brenda ndërton të njëjtën gjë.

All-llahu definon feminitetin tënd nëpërmjet mbulesës. Ti je një grua që respekton të qenit tënd si grua. All-llahu don që të tjerët të kenë respekt ndaj teje dhe edhe që ti ta pranosh vetëveten.

Përmes mbulesës All-llahu ngrit shkallën tënde. Kur të të shoh ndonjë burrë i huaj do të të respektojë, ngase ti respekton vetëveten.

Përmes mbulesës tënd All-llahu mbron nderin tënd 100%. Burrat nuk të shikojnë në mënyrë epshore, nuk të afrohen në atë mënyrë dhe as që të flasin në atë mënyrë. Përkundrazi, një burrë ka një mendim të lart për ty, dhe atë që në momentin e parë të shikimit!

Nëpërmjet mbulesës All-llahu demonstron barazinë tënde si grua muslimane. Zoti yt, të jep ty të njëjtën vlerë sikurse meshkujve dhe të jep një mori të drejtash dhe lirive të mrekullueshme. Pajtimin tënd me këto të drejta të veçanta e shpreh duke vendosur hixhabin.

Përmes mbulesës All-llahu definon rolin tënd si grua muslimane. Ti je dikush me detyra të rëndësishme. Ti je pasqyrim i një gruaje të veprës dhe të përpjekjeve jo të padobishme. Përmes mbulesës tregon synimin e orientimit dhe tregon se ke një qëllim. Ti je dikush, me të cilën njerëzit mirren seriozisht.

All-llahu përmes mbulesës shpreh pavarësinë tënde. Ti dëshmon qartë se je robëreshë e bindur e Krijuesit Madhështor. Nuk i bindesh askujt tjetër në mënyrë absolute dhe nuk pason asnjë rrugë tjetër. Nuk je skllave e çfarëdo burri qoftë.

All-llahu nëpërmjet mbulesës të jep liri në lëvizje dhe në të shprehur. Ti je në gjendje të lëvizësh dhe të komunikosh pa pasur frikë nga ofendimet. Mbulesa jote  të dhuron ty një besim të veçantë në vetëveten.

All-llahu dëshiron që të tjerët të sillen me ty në mënyrë shoqërore. Dhe vërtet, mbulesa është ajo që të sjell ty trajtimin më të mirë të njerëzve ndaj teje.

All-llahu dëshiron që bukuria jote të ruhet dhe të ekspozohet vetëm për një burrë – për bashkëshortin tënd.

Nëpërmjet mbulesës All-llahu të ndihmon ty që të shijosh një jetë bashkëshortore të sukseshme.

All-llahu sjell nëpërmjet mbulesës paqe dhe stabilitet në shoqëri! Po, sigurisht se kjo është e vërtetë! Burrat nuk shkaktojnë ndonjë marrëdhënieve të paligjshme, sepse ti – grua muslimane – i qetëson epshet e tyre. Kur të të shikojë ndonjë burrë, ndihet mirë dhe nuk e nxit në imoralitet.

Kështu, një grua muslimane me mbulesë është përplot nder, e nuk është e pandershme. Është fisnike jo e nënçmuar, e lirë jo e nënshtruar,  e pavarur jo skllave, e mbrojtur jo e ekspozuar ndaj çdo shikimi, i kushtohet vëmendje, nuk është e përqeshur, është e sigurt në vetëvete, është e dëgjueshme, është margaritar i ruajtur.

Motër e dashur muslimane! Eja me ne drejt dyerve të Xhennetit, zbatoji urdhërat ndaj All-llahut, vendose – mbulesën – dhe nxito për në Xhennet, duke bërë vepra të mira!


Marrë nga: www.salaf.de
Përktheu dhe përshtati: J. Kastrati

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.