Shkruar nga Mimoza
|
e hėnė. 03 nėntor 2008 |
Përbërësit: - 2 vezë, - 2 filxhanë sheqer, - 2 filxhanë vaj, - 1 gotë kos, - 1 pluhur paste (pecivë), - 1 sheqer vanilje, - 1 çokollatë kuzhine, - 1 banane, - 100 gramë kokos, - miell sipas nevojës.
Përgatitja: Marrim një enë dhe i vendosim vezët dhe sheqerin dhe i tundim mirë. Më pas i shtojmë edhe vajin, kosin, pecivën, sheqerin e vaniljes, çokollatën e grimcuar, kokosin dhe bananen e shtypur më parë duke i tundur vazhdimisht. Në fund ia shtojmë edhe miellin derisa sa të trashet brumi. Pastaj i vendosim në formë të dekorimeve nëse kemi e nëse jo ua japim formën e rrumbullakët dhe i pjekim.
Shërbehen me çaj ose kafe.
|