MЁNYRA E ABDESIT

 
Allahu ėshtė i pasur, ju jeni tė varfėr PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 01 nėntor 2008

Neve na mjafton Allahu, sa Ndihmës i mirë që është Ai!
    




Kamil Mufti

Ky është një fakt që askush nuk mund t’i ikën, ndërsa ju akoma shkoni pas thesareve të kësaj bote dhe e keni harruar Zotin e vërtetë.
“Ju njerëz dinie se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.”  (El-Hadidë, 20)

Shikojeni këtë botë me sytë e zemrës suaj, do ta shihni atë të shëmtuar dhe të neveritshme; shikojeni me sytë material dhe ajo do t’ju josh dhe do t’ju ther pastaj.

Bëhu i kënaqur me çfarëdo Allahu të ka dhënë. Kije frikën ndaj Allahut në thellësi të qenies tënde. Zbatoji urdhrat e Tij. Kur zemra juaj është e kënaqur me caktimin Hyjnor, Allahu do tu dhurojë të mira prej nga kurrë nuk e keni imagjinuar :

…Kështu këshillohet ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit, e kush i përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).”   (Et-Talak, 2-3)

Kërkoje mëshirën e Allahut, kthehu tek Ai me zemër të mbushur plotë pendim të sinqertë! Allahu thotë : “O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë.” (Et-Tahrimë, 8)

Qëndro para Zotit tënd i nënshtruar, përgjëroje Madhërinë e Tij (subhanehu ve teala) duke e lutur me emrat e Tij më të bukur dhe cilësitë e Tij më të përkryera. Nëse ai e plotëson lutjen tënde atëherë shtoje mirënjohjen dhe robërimin ndaj Tij! Nëse Ai (subhanehu ve teala) e refuzon lutjen tende, atëherë dorëzoju caktimit hyjnor të të Gjithëdijshmit me zemër të nënshtruar! Asnjëherë mos shpreh pakënaqësi dhe kundërshtim ndaj caktimit të Tij. Dhe gjithnjë kujtoje: “All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk dini.” (En-Nurë, 19)

Allahu vendos çdo gjë si do Ai , dhe drejton çdo gjë si do Vetë (subhanehu ve teala): “Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.” (El-Enbija’, 23)

Nëse shëndeti dhe lumturia janë të caktuara për ty, ato do të vijnë tek ti në kohën e tyre të paraparë sipas Caktimit të Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës. Mos u bëj lakmitar por bëhu i matur, sepse ti do të marrësh tërë atë që është e shkruar për ty. Nëse vepron ashtu do të meritosh hidhërimin e të Plotfuqishmit dhe do ta humbësh tërë qetësimin shpirtëror në këtë jetë. Malik Ibën Dinar kishte thënë: Nëse doni të mësoni dijen e vërtetë për Allahun e Plotfuqishëm, atëherë bëhuni të kënaqur me atë që ka caktuar Ai.

O ti me trup të shëndoshë, por me zemër te dobët! Zgjohu dhe vrapo te Krijuesi yt me pendim në gojën tënde, me lot në sy dhe sinqeritet në zemër! Qaj para Tij, para se të tjerët të qajnë për ty. Bëje këtë menjëherë, o i shkujdesur!
“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an)” (El-Hadidë, 16)

Largoje perden e errësirës që ka mbuluar zemrën tënde, stolise atë me frikë dhe dashuri ndaj Allahut. A nuk i frikësohesh momentit kur do të qëndrosh para Zotit tënd? Nuk do të ketë perde mes teje dhe Atij, e as ndonjë përkthyes që do të përkthente për ty. Dhe Krijuesi yt do të pyet ty. Nuk do të shohësh asgjë nga ana jote e djathtë dhe as nga ana jote e majtë, përveç flakëve të zjarrit të xhehenemit. O motër, bëje atë me të cilën të ka këshilluar i Dërguari i Allahut, nëse je nga ata që me të vërtetë i frikësohen Allahut: “Le ta mbrojë secili nga ju vetën e tij nga zjarri (xhehenemi) qoftë edhe me një gjysmë hurme dhe nëse as ketë nuk e posedon, atëherë me një fjalë të mirë.”

Ti je një rob, ndërsa Allahu është Zoti yt. Lutja vije nga ti, ndërsa përgjigja vjen nga Allahu. Maturia vije nga ti, mbrojtja vije nga Allahu. Pendimi vije nga ti, ndërsa pranimi nga Allahu. Shko drejt Tij duke ecur, e Ai (subhanehu ve teala) do të vijë drejt teje duke vrapuar. Bëji veprat tua thjeshtë për të arritur kënaqësinë e Tij, dhe Ai do të zgjerojë mëshirën e Tij mbi ty. Përhape fenë e Tij, dhe Ai do të shtojë bujarinë e Tij ndaj teje. Pasoje Sunetin e të Dashurit të Tij, dhe Ai (subhanehu ve teala) do të shtojë dashurinë ndaj teje.

Bëhu i gatshëm për takimin tënd me Allahun, sepse ai do të jetë së shpejti. Më shpejtë se ç’mund ta imagjinosh! Bëri përgatitjet për këtë takim. Çliroje zemrën tënde nga dashuria për këtë botë; zbraze atë nga çdo gjë, përveç dashurisë për Zotin e vërtetë. Mos e blej këtë botë duke paguar si çmim botën tjetër. Mos e shit botën tjetër që ta sigurosh këtë botë!“Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?”Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.” (El-Kehf, 103-104)

I Gjithëdijshmi nuk të ka krijuar që t’i kënaqësh dëshirat dhe pasionet tua, e as që të ka krijuar për argëtim, zbavitje, ngrënie, pirje, fjetje, ose për të bërë dashuri!

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh-Dharijatë, 56)

Por ju jeni aq i pakujdesshëm sikur të kishit pirë nga gota e imoralitetit. A mendon se Engjëlli i Vdekjes kurrë nuk do ta nxjerrë shpirtin tënd nga trupi yt? A ke harruar se do të kalosh përgjatë Urës së Siratit me flakët e fuqishme të zjarrit të xhehenemit poshtë teje.

Ti nuk je i vetëdijshëm për goditjet që të presin në varrin tënd nga engjëjt e Allahut. Shtrojat e gurëve të nxehtë të xhehenemit, mbi të cilat do të ecësh, barishtet e hidhura, mish të ndytë e të kalbur për të ngrënë, buzët e prera me gërshërë të vrazhda. Të shkelesh poshtë këmbëve të popullit të Faraonit, duke ulëritur me gojët e hapura fortë, përderisa flakët e zjarrit që i gëlltisin u dalin nga prapa, duke shkulur mishin nga trupat, të cilin mish vetë e hanë, gërvishtin kraharorët dhe fytyrat me thonj hekuri. E tërë kjo të pret ty nëse nuk e jep zekatin, nëse bën kurvëri, hanë kamatën, përgojon të tjerët, shpif, ose dëmton nderin e njerëzve.

Ky është dënimi në varr, Xhehenemi është akoma më i vështirë.“... ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.” (El-Kalem, 33)

Neve na mjafton Allahu, sa Ndihmës i mirë që është Ai!



                            Përktheu nga anglishtja: Bujar Gjikokaj 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.