MЁNYRA E ABDESIT

 
A mos i kemi harruar?! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Burbuqe Rexha   
e hėnė. 27 tetor 2008

Ajo është shembulli më i mirë i durimit. 
"Të Allahut jemi dhe tek Allahu do 
te kthehemi
",
 ishin fjalët që 
përmbyllnin dhimbjen e saj...




Autobusi kishte edhe ca minuta për t’u nisur. "A është kjo ulëse e lirë?" – m’u
drejtua një zë i thellë gruaje. "Po" iu përgjigja. Ishte një plakë e mbajtur, me 
një shami të bardhë të lidhur mbrapa.Rrudhat i flisnin shumë në fytyrën e saj 
të ëmbël. Sytë e përlotur i fshihnin dhimbjen që kishte kaluar... Isha duke lexuar 
një libër sa për të thyer monotoninë. Vëreja kërshërinë e saj dhe nevojën për t’i 
folur dikujt. E mbylla librin dhe me zë te ulët e pyeta se ku shkonte. "Eh!... mori 
frymë thellë. Do të shkoj të vizitoj djalin në spital,ka pësuar një aksident. 
Mjekët kanë përmendur se më ka lindur për së dyti". "Mirë që e paska ruajtur
Zoti"  i thashë unë. "Po, elhamdulilah, mirë që nuk më shkoi edhe ky. Në luftë 
ma rrëmbyen djalin nga duart, mendja nuk del nga sprovat", vazhdoi plaka. "Pak 
hapa para nesh bombardohej konvoji i njerëzve në kolonë nga NATO ja". I mbylli 
sytë, sikur iu përfytyrua e tërë ngjarja dhe prapë me një frymëmarrje të
thellë vazhdoi: "Njëzet e shtatë anëtarëve të familjes së burrit ua kam mbledhur 
me këto duar tërë pjesët e shkapërderdhura të trupit dhe i kam varrosur krejt 
me duart e mia. Të gjitha këto i kam përjetuar, po mendtë kishin rrënjë. Para 
kësaj kam pritur në shtëpinë time mjaft njerëz të fshatrave të ndryshme. Iu 
kam gatuar bukë, ua kam larë rrobat ushtarëve të lirisë, iu kam dërguar ushqim 
deri afër që të mos rrezikohet jeta e tyre. Tani kam dëshirë t’i takojë të gjithë” 
fliste e mallëngjyer. "I kam shikuar si djemtë e mi... Eh!!...", u mbush frymë dhe 
sytë e tradhtuan, filloi të lotonte. "Tani, belbëzoi ajo tani kam nipin jetim. Kur i 
mbushi 2 vjet i vdiq edhe e ëma. E kam rritur me lot, zemra më qan për të, sa 
krejt dhimbja më peshon ky djalë. Nuk janë bërë ende dy vjet kur m’i kthyen 
eshtrat e djalit, edhe një sprovë tjetër. Po mirë, prapë mbasi ia di varrin 
ngushëllohej ajo. Nipi nuk ishte në dijeni deri atëherë, përveç thashethemeve 
që ka rastisë t’i dëgjojë. 

Shfrytëzova rastin edhe e ula pranë. Shpirti i nënës, e di pse qan gjyshja?" 
"Gjyshja?!"  pyet djali i habitur. Deri vonë ishte mësuar të dëgjonte fjalën 
nënë. Djali i shtangur priste se çka do t’i thuhej. "Babanë ta kanë rrëmbyer 
gjatë luftës, tani ia sollën eshtrat", mezi i nxjerrja fjalët nga goja. "E nëna 
të ka vdekur kur ti i kishe dy vjet. 

Të kujtohet ai varri që shkonim shpesh dhe i linim lule? Është varri i nënës 
tënde që të ka lindur e rritur, deri sa i mbushe dy vjet"  fliste plaka. "E unë 
jam gjyshja jote".     
Zemra sa nuk më çahej nga dhimbja, më pikonte helm, tani edhe më shumë 
për jetimin.

U mundova ta ngushëlloja gruan plakë, por lotët nuk më linin të flisja edhe 
gjatë.
Mblodha forcat dhe i tregova për gjyshen time që ishte sprovuar me humbjen 
e djalit në luftë, të cilin nuk e kishte parë 14 vite më parë, e veç një kohë të 
shkurtër i kishte rënë të rrijë me të. Ajo është shembulli më i mirë i durimit. 
"Të Allahut jemi dhe tek Allahudo te kthehemi", ishin fjalët që përmbyllnin 
dhimbjen e saj...

Ishte një udhëtim i përlotur, më bëri të kujtoj shumëçka.
A mos i harruam njerëzit që më së shumti i dhuruan Kosovës?! A mos kemi 
harruar se çka përjetuam!?
A mos i kemi harruar jetimët e mbetur?! A mos harruam t’iu falim një buzëqeshje, 
një përkëdhelje kokës së tyre, një copëz bukë të ngrohtë, një kulm mbi kokë...?

T’i kujtojmë me sa mundësi që kemi, të sensibilizohemi dhe të kujdesemi që të 
përjetojnë të gjithë çaste gëzimi qoftë edhe me dhurata simbolike.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.