MЁNYRA E ABDESIT

 
Metafora e lutjes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 02 nėntor 2006

Kam mësuar nga një dijetar se çka është urdhëri, lutja dhe kërkesa. 

Urdhëri   vjen nga pozita lart-poshtë (vertikalisht), kërkesa nga pozita 
e barabartë (horizontalisht), 
kurse tema në fjalë të cilën dua ta trajtoj është LUTJA e     
cila vjen nga pozita poshtë - lart (vertikalisht). 

Ta bëjmë një krahasim në mes LUTJES dhe DETIT. 
Ndoshta dikujt ky krahasim do t’i duket i çuditshëm dhe i paarritshëm, 
mirëpo, fundi i kësaj teme do ta zgjidhë enigmën. 
E dimë nga gjeografia se kur rrezet e diellit bien në DET, krijojnë avullin 
cili ngrihet në  qiell dhe i formon retë, pastaj, bashkimi i reve me pole 
pozitive dhe negative shkakton shiun i cili prapë 
kthehet në vendin e vet, në DET. 

Tash të flas për filozofinë e LUTJES. Njeriu kur don të lutet, 
së pari bashkon duart të cilat kanë formën e lugut, nga GOJA (dielli) 
dalin FJALËT (rrezet e diellit)  të cilat vendosen në LUGUN (detin), 
pastaj NGRIHEN FJALËT (ngrihet avulli) dhe arrijnë te KRIJUESI 
(formohen RETË), pastaj,
lutja PLOTËSOHET (bie shiu) 
dhe në fund vendoset EKUILIBRI (shiu vendoset në vendin e vet), 
pra, LUTJA pranohet.

Përgatiti: Faton Zharku




 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.