MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet studimi i gjuhės angleze...? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 27 tetor 2008
Pyetje:
Selamun alejkum!
Ma bëni hallall që po ju pengoj por desha ta bëj një pyetje: A i lejohet femrës me mbulesë ta studioj gjuhën angleze duke marrë parasysh punësimin pas diplomimit të saj?


Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër e nderuar, duhet bërë dallim në mes të studimit dhe punësimit, pastaj mes punësimit të njëjtë në ndonjë vend apo shtet krahasuar me ndonjë shtet tjetër.E kam parasysh se punësimi për të diplomuarën për gjuhë angleze mund të jetë më i vështirë, por megjithatë nuk është gjendja më e mirë me shumicën e profileve pedagogjike arsimore.
Ne nuk mund të themi se të studiohet gjuha angleze për femrën muslimane është haram, por porosisim çdo femër muslimane që dëshiron t’i vazhdojë studimet universitare, që të shikojë profilet ku ajo mund të jetë më kontribuuese nesër dhe me çfarë do të ishte i kënaqur Allahu. Pra, ku ajo më mirë dhe më shumë do të ishte në shërbim të njerëzimit, të Islamit dhe muslimanëve!Kudo që të regjistrohet dhe çfarëdo që studion, le ta ketë frikë Allahun dhe të mos bie në mëkate të tjera edhe më të mëdha për shkak të një rruge, që nuk është gjithaq e pëlqyer fetarisht!
Allahu e di më së miri!


                                                          Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.