MЁNYRA E ABDESIT

 
A duhet tė agjėrohen 6 ditėt e Shevvalit mė parė apo tė bėhet kompensimi? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 27 tetor 2008
Esselamu alejkum!
A duhet që muaji i shenjtë i Ramazanit së pari të përcillet me 6 ditët e 
lavdëruara apo të bëhet kompensimi? Zoti ju shpërbleftë!


Përgjigjr:
Alejkum selam!
Agjërimi i gjashtë ditëve të lavdëruara të muajit shevval është i lidhur ngushtë me agjërimin e ramazanit dhe konsiderohet si pasim i agjërimit të Ramazanit. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

Kush e agjëron Ramazanin, pastaj e përcjellë atë me 6 ditë agjërimi nga muaji shevval, do të shpërblehet sikur ta kishte agjëruar tërë vitin” (Transmeton Muslimi)
Kështu, për t’u konsideruar se ke agjëruar tërë vitin duhet t’i agjërosh 6 ditë nga shevvali, a për t’i agjëruar këto gjashtë ditë nga shevvali duhet ta kesh agjëruar paraprakisht tërë Ramazanin. Andaj nëse ke për të kompensuar ditë nga Ramazani, të cilat për shkak të sëmundjes, udhëtimit apo ciklit mujor ju kanë kaluar pa i agjëruar duhet t’i kryeni ato, pastaj të agjëroni 6 ditë nga shevvali.
Allahu e di më së miri!


                                               Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.