MЁNYRA E ABDESIT

 
A bėn tė falet namazi i natės para atij tė jacisė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 27 tetor 2008
Pyetje:
Më intereson ta di se a lejohet të falet namazi i natës në rast se nuk është 
falur namazi i jacisë?


Përgjigje:
Koha e namazit të natës fillon pas namazit të jacisë dhe zgjat deri në kohën e namazit të sabahut. Me këtë nënkuptohet se namazi i natës fillon pasi ti ta përfundosh jacinë dhe sunetin e saj, e jo pasi koha e jacisë të hyjë sipas takvimit.

Nuk lejohet që të fillohet me namaz nafile-vullnetar, siç është namazi i natës para se të kryhet obligimi i rregullt që është fjala për namazin e jacisë. Me këtë është për qëllim nafileja që buron nga vullneti i njeriut e nuk është për qëllim syneti para sabahut apo drekës.
Disa dijetarë mendojnë se namazi i natës konsiderohet kurdo natën, pra edhe nëse personi nuk e ka falur namazin e jacisë, por mendimi i tyre nuk është shumë i mbështetur. 


                                                 Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.