MЁNYRA E ABDESIT

 
Fjalė tė urta PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 17 tetor 2008
Musa ibën Isa El-Xhesas thotë: Ebu Sulejmani ka thënë:


Refuzo vetëpëlqimin duke e njohur vetveten, pusho zemrën tënde duke u përzier me pak njerëz,
zbute zemrën duke ndjekur me ata që kanë frikë All-llahun,
sjelli zemrës tënde nur (dritë) duke qenë vazhdimisht i mërzitur,
mërzinë e sjell duke vazhduar meditimin, kërkoi idetë dhe mendimet gjatë vetmisë,
ruaju nga iblisi duke kundërshtuar epshin tënd,
stolisu për All-llahun me sinqeritet dhe vërtetësi në vepra,
fitoje faljen e tij me turp nga Ai dhe vetëkontroll,
shtoji begatitë duke falënderuar dhe vazhdoi ato duke patë frikë ikjen e tyre.

Puna më e mirë është kërkimi i shpëtimit, shpëtimi më i mirë është shpëtimi i zemrës,
mendja më e mirë është ajo që kundërshton epshin,
kurse varfëria më e madhe është varfëria e zemrës, e pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit.

Forca më e madhe është refuzimi i hidhërimit,
kurse drita më e madhe është drita e bindjes,e bindja më e madhe është zvogëlimi i dynjasë.

Asketizmi më i madh është shpresa e vogël,
kurse lakmia më e madhe është gara në arritjen e gradave të larta,
respekti më i madh është kryerja e farzeve,
kurse devotshmëria më e madhe është largimi nga haramet.  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.