Shkruar nga Besa
|
e premte. 17 tetor 2008 |
Përbërësit: 250 gramë margarinë ose gjalpë, 1 vezë, 1 filxhan vaj, 1 filxhan qumësht, 1 filxhan kokos por mundet edhe më shumë sipas dëshirës (filxhan për kafe turke), 1 ‘pecivë’, 3 gota uji miell.
Përgatitja: Të gjitha këto i përziejmë mirë derisa të formohet brumi, pastaj i bëjmë format e rrumbullakëta ose në formë të plazmave. E pjekim në 170 gradë derisa të skuqet e tëra.
Sherbeti:
1 kg sheqer dhe 800 ml ujë. I vlojmë dhe ia shtojmë një sheqer vanilje.
Tatlia duhet të jetë e ftohur kurse sherbeti i vakët.
|