MЁNYRA E ABDESIT

 
Islami buzėqeshi nė Helenėn PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 15 tetor 2008

Ajo ishte e etur për një lidhje më të fortë me Zotin dhe lutej për udhëzimin e Tij.







Për 30 vite, Helena, një meksiko
-
amerikane, ishte vijuese e devotshme e sektit të krishterë Dëshmitarët e Jehovait. Si fëmijë, ajo gjithmonë kishte një lidhje të afërt me Zotin.

Si e rritur dhe si besimtare e Dëshmitarëve të Jehovait, ajo përhapi fjalët për besimin e tyre duke shkuar nga dera në derë e cila ishte pjesë e religjionit të tyre. Por jo duke shkuar derë më derë pas 11 shtatorit, pasi atëherë ishin një numër njerëzish që e pyesnin atë rreth Islamit. Kështu, natyrisht Helena u mundua të mësojë për Islamin.

Pas disa vitesh, kur jeta e Helenës u kthye përmbys, ajo ndjeu se nuk ishte më e aftë të lutej për shkak të telasheve në jetën e saj. Ajo ishte e etur për një lidhje më të fortë me Zotin dhe lutej për udhëzimin e Tij.

Edhe njëherë, sytë e saj u kthyen për të kërkuar kuptimin kryesor për Islamin në internet.
Ajo u befasua kur gjeti ngjashmëri mes Krishterimit dhe Islamit, por ajo gjithashtu gjeti qetësinë që e kërkonte dhe ishte e aftë të lutej përsëri.

Helen Smiley është njëra prej numrit në rritje të latino-amerikanëve që pranuan Islamin për arsye shpirtërore dhe kulturore.


Karema Akifah Saleh
Marrë nga:
www.islamonline.net
Përktheu: Fexhrie Kaçiu

(Karema Akifah Saleh është kryeredaktore dhe themeluese e “Iqra Newspaper”. Ajo është e mbetura gjallë nga Katrina dhe për shkak të besimit, ajo doli në Hjuston, Teksas dhe u ri-fut në perspektivën e letrave myslimane. Ajo u diplomua në Komunikime dhe ka punuar në projekte të ndryshme të mediave. Ajo është gjithashtu anëtare e Lidhjes së shkrimtarëve myslimanë dhe e Shoqatës nacionale të gazetarëve të zezakë)

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.