MЁNYRA E ABDESIT

 
Nuk ėshtė i vlefshėm tė bashkohet agjėrimi i ditėve tė mbetura PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 13 tetor 2008

 

 
Pyetja:
Amë lejohet që me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit ta bëj nijetin edhe për ditët e mos-agjëruara në Ramazan për shkak të menstruacioneve, pra të agjëroj
një ditë me dy nijete?  

Përgjigja:
 
Lavdërimi i takon Allahut!
Kjo nuk është e vlefshme, sepse agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit mund të bëhet vetëm pas agjërimit të plotë të Ramazanit.

Shejh Ibën Uthejmini ka thënë në librin “Fetava es-Sijam” (438):

“Kush e agjëron ditën e Arafatit ose ditën e Ashures, por ende nuk i ka plotësuar ditët e mos-agjëruara të Ramazanit, agjërimi i tij është i vlefshëm. Por nëse ai ka ndër mend ta agjërojë këtë ditë për kompensimin e ditës së Ramazanit, ai do t’i ketë dy shpërblime: shpërblimin për ditën e Arafatit ose Ashures dhe shpërblimin e plotësimit të ditëve që s’i ka agjëruar. Kjo ka të bëjë me agjërimet vullnetare në përgjithësi të cilat nuk janë të lidhura me Ramazan.
Për sa i përket agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit, ato janë të lidhura me Ramazanin dhe mund të agjërohen vetëm pas plotësimit të agjërimit të Ramazanit. Nëse i agjëron ato para se ta plotësojë agjërimin e Ramazanit nuk do ta arrijë atë shpërblim, sepse i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Kush e agjëron Ramazanin e pastaj e përcjellë atë me gjashtë ditë të Shevalit, do të jetë sikur të ketë agjëruar tërë jetën.”
Dihet mirë se ai që ka borxh ende ditë nga Ramazani nuk konsiderohet ta ketë agjëruar Ramazanin përderisa t’i plotësojë ditët e pa-agjëruara.” përfundon Uthejmini.

                                    Marrë nga: www.islam-qa.com
                                    Përktheu: F. Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.