MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrse mė braktisėt? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jeta   
e diel. 12 tetor 2008
  
A e mendon këtë vuajtje që mua ma shkaktove?
e fëmijërinë time përgjithmonë e shkatërrove?
a e ndjen oj nënë ti këtë vetmi
që mua më vret në brendësi?

S’e di kah të drejtohem me këto pyetjet e mia,
përse në këtë fëmijëri nuk më shoqëron familja?
E pyes Zotin kush jam në realitet,
se prej nga vij me të vërtetë. 
Përse më latë të ndjehem e vetmuar?
përse prapa nuk më ratë?
E më latë të rritem, dashurinë tuaj pa e shijuar,
e me sy të përlotur nga malli duke vajtuar.

Përse askush nuk më përgjigjet?
Kush ishin?
Kush janë?
Pse ikën?
Pse më lanë?

Këtë zemrën time në dy pjesë e ndanë,
jetoj me mallin tuaj,
sytë çdo net lotojnë,
të paktën t’ju njoh,
fytyrat tuaja me mall t'i kujtoj.

Më flisni pa ngurrim, mjaft me heshtje!
s’kam më durim, përse këto vuajtje
për mua kurrë s’pushuan?
Pse e ndiej veten kaq shumë të vetmuar?

Përse?
më thoni ju lutem,
asgjë më tepër s’kërkoj,
një përgjigje reale nga zemra juaj dëshiroj.

E di që do më vret e vërteta,
po nga heshtja juaj ka kohë që unë vuaj.
përse s’mundem të arrij atë që kam dëshirë,
të jetoj në ngrohtësinë familjare
sikur çdo fëmijë?    

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.