MЁNYRA E ABDESIT

 
Kujdes nga ngutja! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albulena Bajrami   
e shtunė. 11 tetor 2008


Kujdes, merr informata edhe për familjen e tij...






Maturia e dobët dhe mospërvoja, ndonjëherë e bëjnë njeriun të ngutet në 
vendimet e veta jetësore. Të nguturit dhe mosdija e bëjnë njeriun të rrëshqasë
shumë herë në jetë, ndonjëherë imponimet e mjedisit, besa edhe mendimet 
komplekse shqetësuese nxisin dhe bëhen imponim për vendime të shpejta dhe 
të pakontrolluara. Mosdurimi të bën të pavëmendshëm deri te çështja përfundimtare 
si mund të pasojë ajo, a do të ketë përfundim të këndshëm apo jo.
Kjo e fundit nganjëherë nuk parashikohet nga vet personi.
Andaj, me shpejtësi mundohet t’i zgjidhë dhe t’i përfundojë punët pa hulumtuar 
shumë rreth ngjarjes së caktuar, vetëm për ta arritur qëllimin e dëshiruar pa qenë në 
dijeni se a është me të vërtetë ajo që e pret, që e dëshiron dhe që supozon se do të 
jetë ashtu siç e ka menduar dhe ëndërruar për veten.

… Mos bëj ashtu, oj motër, pasi qëllimi im i vërtetë pas këtyre fjalëve qëndron 
që ty të këshilloj. Kujdes, qëndro e qetë  kur dikush vjen të interesohet për ty. 
Gjendja e qetë shpirtërore dhe stabiliteti i zemrës është gjëja parësore që ti duhet 
ta kesh. Merre lajmin me qetësi dhe mos u trego e hutuar dhe e habitur, e 
pakontrolluar dhe e shtanguar, ruaje gjendjen stabile edhe në këtë rast. 
Motër, mëso se a është ai fetar e musliman në kuptimin e plotë të fjalës, a është 
prej atyre që e ndjekin fjalën e Allahut të Madhëruar dhe Sunetin e Muhamedit,
lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në jetën e tij, madje deri tek çështja 
më e imët.
Mëso për dijen dhe punën e tij në vepër dhe lakmo në këtë gjë motër, sepse dija 
është kulmi i një martese të lumtur mes jush.
Mos u kënaq vetëm me namazin dhe agjërimin e tij!
Hulumto se a i ka në shtëpinë e vet 100 libra fetarë islamë ose të paktën, a i ka
lexuar aq libra. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
 “Nëse ju vjen për fejesë ai me moralin dhe fenë e të cilit jeni të kënaqur atëherë 
martohuni me të...” (Transmeton Ibën Maxhe)

Kujdes, merr informata edhe për familjen e tij, a janë të udhëzuar të gjithë apo jo 
në Islam, por përqendrimin kryesor orientoje së pari kah ai. Mos pyet për 
pasurinë e tij, le të jetë i pasuruar me fenë e Allahut të Madhërishëm! Dije se 
pasuria vjen e shkon,ndërsa i pasuruar mbetet çdo herë ai që ndjek fjalën e Allahut 
të Madhëruar dhe të Dërguarit të tij! Mëso se cili është qëllimi i tij i parë për 
interesimin tënd: a është feja jote apo bukuria jote, a është dija jote apo fizionomia 
jote në vend të parë. Vlerësimi final le të jetë mes jush e askujt tjetër dhe kurrë mos 
prano që së pari të takohesh me të afërtat e tij, si: nëna, motra, halla, tezja, etj., 
sidomos nëse ato kanë shenja kufri dhe janë mosbesimtare.
Assesi mos e bë këtë gabim pa u takuar një herë së pari ju të dy personat kryesorë:
e para sepse femra e atillë më tepër përqendrohet tek dukja jote sesa tek pozita dhe 
sjellja e një femre muslimane, fetare sepse ajo këtë ndoshta nuk mund ta vërejë dhe 
kështu lindin mospajtimet që në fillim.
Natyra e femrës shpesh është e atillë që ka dëshirë ta gjen një të përsosur,ndërsa e 
përsosurashumë rrallë gjendet dhe 
 e dyta edhe nëse atyre ti u pëlqen prapëseprapë 
ti duhet të takohesh me personin në fjalë.Mund që atyre t’u pëlqesh por atij jo, kështu 
o motër ,mos u ekspozo dy herë me dëshirë tënde. Nëse atij i pëlqen dhe nëse ju të
 dy pajtoheni që të jeni në lidhje martesore së bashku atëherë le të jetë dëshira e juaj 
së pari dhe pëlqimi juaj para qejfit të anëtarëve tuaj familjarë. Nëse ata nuk janë 
kundërshtarë të fortë dhe të pakënaqur por ai ose ti mbetni të pakënaqur, mos u 
dëshpëro motër, sepse fati yt nuk ishte ai dhe caktimi i Allahut është i 
pandryshueshëm për ju.

Mos gabo t’i japësh rastin të parit që interesohet për ty për të të udhëhequr me 
fjalët e tij dhe kurrë mos prano të takohesh me të pa i ditur kushtet e 
lartpërmendura, se a është një person i tillë apo jo!
Mos thuaj dhe mos të kalojë në mendje se është i interesuar për mua  një musliman
që falë namazin dhe agjëron Ramazanin! Kujdes, mos u lidh me një person të tillë
menjëherë, sepse mund të zhgënjehesh!

Dija vlerën vetes dhe mos u bë mall i lirë motër, që shitet me çmim të ulët.
Përkujto periudhën e para-fejesës të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të, me Hatixhen, Allahu qoftë i kënaqur me të. 
Ç
ka vërejtën 
në njëri-tjetrin ata të dy?  Cila ishte arsyeja që ata të dy u bashkuan në lidhje 
martesore? A i pengoi të Dërguarit të Allahut se Hatixhja ishte më e vjetër se ai
dhe se ishte edhe e vejë?  Ndërsa asaj, a i pengoi që ai ishte i varfër, jetim dhe 
shërbëtor i saj?  Ke parasysh këtë motër, nderoje veten, ktheja respektin vetes 
tënde  dhe mos lejo që të zhvlerësojnë të tjerët! Ke parasysh hadithin e 
Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:
”Femra martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, për atë se i takon 
familjes së ndershme, për bukurinë e saj  dhe për fenë e saj
 dhe ka thënë 
zgjidhe atë që ka fe.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi ).

Dhe, ti o motër, pranoje atë që ty të kërkon për fenë tënde së pari dhe qëllimi 
për interesimin tënd është feja në rend të parë.

Në fund, lutja jote e fundit dhe e shpeshtë le të jetë:”O Allah, më bashko me një 
musliman me të cilin Ti je i kënaqur, më bë mua të lumtur me të dhe ma mundëso
që të kem dobi prej tij, si për fenë ashtu edhe për jetën time,më bashko me një 
mysliman, i cili do të jetë i lumtur me mua dhe do të më pranojë ashtusiç jam,
më bën të dobishme për fenë dhe jetën e tij dhe krijo dashuri të madhe në mes 
nesh! Amin!    
 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.