Rreth edukimit tė fėmijėve... |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e martė. 07 tetor 2008 |
Pyetje: Selam alejkum! Ju përshëndes dhe njëherësh ju uroj bajramin! Desha t’ju pyes se cila është duaja më e mirë e cila të pranohet për fëmijë. Dëshiroj që fëmijët t’i rris në frymën e Islamit pasi unë dhe burri i falim pesë kohët e namazit por djali nuk e falë asnjë namaz. Ju lutem, më këshilloni si ta drejtoj e ta këshilloj që të jetë i dëgjueshëm? A duhet me i bërtit apo duhet me të urtë me e mësua çka është e mirë. Ju lutem, më këshilloni!
Përgjigje: Ve alejkum selam ve Rahmetullah! Duatë, që mund t’i bëni për fëmijët e juaj janë të shumta, por edhe mund të luteni për ta atë që ua do zemra dhe atë në gjuhën që ju e flisni. Në anën tjetër nevoja për t’u lutur për fëmijë është shumë e madhe e sidomos që Allahu t’i ruajë ata prej të këqijave të shejtanit të mallkuar. Sa i përket edukimit të tyre dhe metodave të edukimit lexo në këtë link: http://www.pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1389&Itemid=30http://www.pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1389&Itemid=30 Allahu ju ndihmoftë juve dhe gjithë muslimanëve në edukimin e fëmijëve!
Muhamed Dërmaku |