Nėna ime sheh ėndrra tė kėqija... |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e hėnė. 06 tetor 2008 |
Pyetje: Eselamu alejkum! Desha të pyes për nënën time e cila kur është në gjumë sheh shumë ëndrra të këqija, pa marrë parasysh kohën, dhe pas atyre ëndrrave ka dhimbje të kokës, i shtangohet qafa dhe ana e majtë. Ajo i falë pesë kohët e namazit, është e udhëzuar, elhamdulilah! ALLAHU ju shpërbleftë me Xhenetin më të lartë dhe ju përforcoftë në dhënien e davetit! Presim përgjigjen sa më shpejt, sipas mundësisë.Eselamu alejkum!
Përgjigje: Ve alejkumus-selam! Amin! Allahu i pranoftë duatë e juaja! Nëna e juaj krahas namazit dhe ibadeteve të tjera që i kryen, duhet të jetë e rregullt në leximin e lutjeve, që parashihen para se të flejë, të bie me abdes etj. Ato lutje do t’i gjejë në librin e vogël dhe shumë të çmueshëm “Mburoja e Muslimanit”. Do të ishte mirë që të pijë ujë të kënduar Kur’an mbi të, kur bie të flejë. Shkoni te ndonjë hoxhë që merret me kurimin e njerëzve me Kur’an dhe Sunet dhe ua “fryn” një sasi uji të pijshëm. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |