MЁNYRA E ABDESIT

 
Ashtu siē mund ta njohėsh njeriun nga shoqėria me tė cilėn rri, po ashtu mund tė gjykosh pėr tė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e shtunė. 04 tetor 2008
"Veprat shpërblehen sipas nijetit", e përderisa veprat shpërblehen sipas nijetit, ato edhe kështu duken të elaborueshme në opinion, andaj mos të rrënojë, por të ndërtojë.

 

Nga një kënd i tillë, lehtë mund të gjykosh edhe sot për secilin njeri, në raport me gjuhën që ai përdor. Mirëpo, kur është fjala për ne myslimanët, mbase kjo do të mund të përdorej vetëm kundruall gjuhës fetare, e assesi në raport me gjuhët e tjera, domethënë jofetare.
Secili nga ne përpiqet me mish e me shpirt që sa më shumë të zotërojë njohuri fetare, t'i mësojë rregullat e saj, të përvetësojë në përpikëri normën e fesë, edhe pse, kundruall saj nuk jemi korrektë sa e si duhet shumica e myslimanëve. Përpiqemi të gjejmë një mijë e një "argumente" për të arsyetuar mungesën e kulturës elementare fetare. Nga realiteti që po ekziston sot e që ka tentativë mbizotërimi nga disa persona të caktuar (qoftë vendas ose jo), nga e lindura e metë që e kanë, tentojnë ta vejnë në bisht të lahutës, siç thotë populli, punën e dikujt që janë shkrirë me decenie për një ndryshim të shëndoshë nga e dëmshmja në të mirë.
S'duhet harruar se çdo njeri ka identitetin e tij, por, identiteti më i përsosur është ai i cili ka bazë e mure fetare islame nga metoda e bazamentit më të fortë sunetik të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.Nëse duam të kalojmë në esencë të këtij diskutimi, patjetër që detyrohemi të cekim hadithin e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë:
"Gruaja është në fenë e burrit të saj" 

Lidhur me këtë, ç't’i bëjmë këmbënguljes sonë, tejet të pakontrolluar në të shumtën e rasteve, që të mos ecim përtej të folmes së asaj që s'na takon neve si femra, por, edhe që s'mund ta ndryshojmë atë gjendje për të cilën flitet pareshtur.
Jo të rralla janë bërë bartja e disa e-mailave propagandues e disa edhe filozofikë të emëruar me fjalët e ilustruara "ftesë" ose "këshillë", të cilët po shpërndahen përmes postës elektronike. Madje, tematika e tyre është bërë mbase e zakonshme edhe nëpër ndeja e takime femrash.
Ne themi me pak fjalë edhe atë duke u mbështetur fort në hadithin e lartpërmendur se, "gruaja është në fenë e burrit", dhe asnjë grua e *dobët ose e *fortë në iman, s'mund ta ndryshojë drejtimin e burrit të saj. Arsyet janë të shumta dhe më se të qarta e që s'ka nevojë të ceken këtu.
Fundja, sot askund s'ka vend për propagandë apo për filozofi grash që kanë të bëjnë me tematikën e atyre e-mailave, sepse këto probleme rrymash tek myslimanët janë të kamotshme, madje edhe ndër ne shqiptarët. Si dhe këto probleme janë probleme burrash që janë të ditur, kurse fare mirë e dimë të gjitha se femra shqiptare është e varur plotësisht nga ajo çka na servojnë hoxhallarët eminentë të vendeve tona se si ta mësojmë e praktikojmë fenë. Edhe nëse mundohemi të arsyetojmë ndonjë rast se kemi ndonjë teologe-profesoreshë, prapë se prapë kapaciteti i koeficientit të saj është nën nivelin e duhur që kërkon nevoja e situata e rëndë që ndodhemi e që kërkon mençuri për t’u zgjidhur.
Mundësitë për ta mësuar fenë, sot janë të shumta e të lehta për atë që do, e për atë që nuk do edhe një gjysmë minute i duket shekull. Nëse dëshiron ta mësosh fenë edhe nga shtëpia, edhe kjo është më se e lehtë dhe e shumëllojshme, sepse sot falë Zotit ka shumë ligjërata të incizuara dhe sot thuaja se s’ka shtëpi që nuk ka një kompjuter e të shumtat janë që kanë edhe internet. Madje, janë edhe veb-faqet promotore shqiptare, të cilat arrijnë dekadën e paraqitjes së tyre, si dhe revistat e tyre, librat e botuar si dhe dhomat në internet ku mbahet mësim i rregullt si dhe kanë kohën e rezervuar për pyetje-përgjigje. Madje janë të shumta edhe xhamitë ku mbahen ligjërata në mënyrë shumë precize, ku janë të ndara gjinitë, etj.
Mund ta marrim një shembull, të themi banal: Nëse mendon dikush se ia ndryshojmë bindjen ndonjë gruaje për të mos dëgjuar ligjëratë nga ndonjë person ose hoxhë i caktuar, ne do ta pyesim se a do të pranonte ajo një gjë të tillë si dhe të jetë e gatshme që të ballafaqohet me telashe me bashkëshortin e saj për këtë rekomandim që i ofrohet? Sot s'mund ta bindësh askënd, sepse çdo femër është vajza e dikujt, motra e dikujt e gruaja e dikujt. Pastaj, kemi raste jo të rralla ku femrat kanë pranuar t’i prishin thuajse në masë jo të vogël marrëdhëniet me familjet e tyre (prindërore) vetëm e vetëm që të mos prishin marrëdhëniet me burrat e tyre, e ndoshta as mos t’i acarojnë raportet burrë-grua. Plus, nëse flasim me dorë në zemër siç thotë populli, femra shpejt bie nën ndikim të kujdestarit të saj.
Për t'i ardhur në fund kësaj pike që edhe mendoj që s’duhet të diskutojmë ne femrat rreth saj, prapë po e përsëris, se këto probleme janë punë burrash e jo grash, si dhe burrat janë ata që mund t’i zgjidhin e dinë se si t’i zgjidhin këto çështje, ngaqë e dinë  që në gjenezë këtë fitne.
E jona është që ne nëse dëshirojmë të mësojmë për vete fenë ose edhe t’ia mësojmë ndokujt tjetër, qoftë edhe nga hoxhallarët, mundësitë janë të qarta e të definuara, si dhe për ne është më e dobishme që të merremi me hallin e vajzave të mos-udhëzuara sesa të merremi me punë që s’marrim asgjë vesh në to.
Është më se e dukshme nevoja e da’ves tek femrat në përgjithësi për njohjen e monoteizmit, andaj t’i rrekemi kësaj nëse duam, e mos të merremi me propaganda e filozofi që s’na takojnë neve.
Thënë shkurt, le të pjekkemi dhe të vetëdijesohemi njëherë e mirë se, feja Islame nuk është fe rrymash e as nuk është fe partish ose fe pazarllëku, por është fe paqësore, realiste, argumentuese, madje është edhe kundër-abuzuese synimesh, idesh e veprimesh të pahijshme.
Dhe krejt në fund, ajo femër e cila e toleron veten e saj që të bëjë rokadë da’ve-grupim, e para, ka toleruar të dalë nga binarët e drejtë dhe e dyta i ka dhënë vetes liri shekullariste rreth çështjeve të fesë dhe tolerancë totale fyese ndaj atyre protagonistëve të cilët kanë bërë punë dekorative e mirënjohëse me një kontribut të madh duke sjellë vlera të reja të pakontestueshme me një mund dhe sakrificë të madhe pas atyre vlerave të vjetra të cilat kanë ngecur me shekuj pa lëvizur e që gati-gati edhe kaluan në shuarje e tradicionalizëm në popull.
E moralshme, edukative dhe e rendit është që femra muslimane ta ketë gjithnjë në memorie të fiksuar hadithin i cili thotë:
"Veprat shpërblehen sipas nijetit", e përderisa veprat shpërblehen sipas nijetit, ato edhe kështu duken të elaborueshme në opinion, andaj mos të rrënojë, por të ndërtojë.          
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.