MЁNYRA E ABDESIT

 
Falėm, o Zot...! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jeta   
e premte. 03 tetor 2008



Më fal, o Zot!
Më fal, o Perëndi!
M’i falë mëkatet, o i Mëshirshëm, Ja-Rabi!
Me zemër të thyer, me sinqeritet të plotë.
Të lutem, më fal mua, o Zot!

E pranoj që kam gabuar,
dhe s’dua më të gaboj.
E penduar kërkoj falje,
kërkoj ndihmë-mëshirë, o Zot!

Nga kjo rrugë e gabuar, mua më largo!
Në të mirë, o Zot, mua më udhëzo!
Nga lajkat e djallit, të lutem më largo!
Më mëshiro, o Zot, me mëshirën Tënde!

M’i falë ato gabime që më parë kam gabuar!
O Zot...!
O Perendi...!
O i Mëshirshëm, Ja-Rabi...!
Kërkoj falje, kërkoj shpëtim!
Kërkoj Xhenetin në Ahiret si shpërblim!

 



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.