MЁNYRA E ABDESIT

 
A do tė jemi aktiv edhe pas Ramazanit? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e mėrkurė. 01 tetor 2008


Vazhdo të jesh e njejtë sikurse ke qenë ne Ramazan.






Çka pas ramazanit? Si do të jem pas Ramazanit? A thua i tërë ibadeti ynë duhet përqendruar vetëm në këtë muaj? Përgjigjja e të gjithëve ishte se edhe pas ramazanit duhet të jetë përsëri si në Ramazan. Pra, këtë pastërti të cilën ne e fituam duhet vazhduar edhe më tutje, sikurse nëna kur ia vesh birit të saj rrobat e pastra dhe e këshillon që t'i ruan dhe t'i mban të pastra. Prandaj  të nderuara motra, këtë pastërti të cilën e arritëm në këtë muaj duhet ta vazhdojmë me të njëjtin ritëm në rrugën e Allahut ashtu siç na porositi Ai.

Të parët tanë musliman jetonin dhe ishin shumë të afërt me Ramazanin, por edhe pas mbarimit të tij e nderonin dhe e respektonin këtë traditë edhe pas mbarimit të këtij muaji duke vepruar vepra të mira, dhe i ruanin shkëndit e ndritshme të këtij muaji duke mos ju larguar adhurimeve të Allahut  por gjithmonë gjendeshin nën respektin dhe ibadetin e Tij, sepse ky ishte mesazhi dhe mësimi i muajit të Ramazanit i cili u la gjurmë të thella në zemrat e besimtarëve.

Kur ka vdeur Pejgamberi alejhi selam, jane dëshprur dhe janë mërzit shokët e tij, ishte erësuar Media pasi që ishte e ndritur, sikurse që thotë Ebu Hurejra radijall-llahu anhu: “Ishte e ndritshme e posa vdiq u errësua Një nga ata që u trundit me vdekjen e Muhamedit alejhi  selam ishte edhe Omeri radijall-llahu anhu i cili: “Ai i cili pretendon se Muhamedi sal-allahu alejhi ve selam ka vdek le ta dinë se ka punë me mua”  Mirëpo Ebu Bekri radijall-llahu anhu i qetë, i urtë duke mos polimezuar me Omerin dhe me askënd tjetër qe ishte goditur nga kjo fatkeqësi, hyri ne xhami dhe ju drejta muslimaneve duke thënë: “Ai i cili e ka adhuruar Muhamedin alejhi ve selam , ta din se Muhamedi alejhi selam ka vdek, prandaj me vdekjen e Muhamedit alejhi selam le të përfundon edhe adhurimi i tij le të përfundon edhe namazi i tij le të përfundon edhe agjërimi i tij, ngase ai për kënd ke adhuruar ka shku. Mirëpo ai që e ka adhuruar Allahun të Gjallin të Vetmin i cili nuk vdes të Cilin nuk e kap as kotja as gjumi, ta din se Allahu është i Gjallë dhe nuk vdes” që do te thotë pasi që Zoti që ti e adhuron nuk vdes, as adhurimi i jotë që bën ndaj Tij nuk bën te vdes derisa sa ti të vdesësh. Allahu është i Gjallë edhe adhurimi duhet të jetë i Gjallë derisa te vdesesh.  

Ai që e ka e adhuru Ramazanin dhe ka lexu Kuran për hir te Ramazani le ta din se Ramazani ka shkuar. Mirëpo ai që e ka adhuru Allahun ai që për hir të Zotit ka bërë ibadet në Ramazan , ta din se Allahu është i Gjallë dhe se adhurimet tona duhet të vazhdojnë me të njëjtin intensitet, andaj ti motër vazhdo të jesh e njejtë sikurse ke qenë ne Ramazan të jesh ambicioze sikurse në Ramazan.  

Feja jonë kërkon që gjithmonë te jemi aktiv, edhe pas Ramzanit vazhdimisht derisa ne të vdesim.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.