MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet femra t'i bėjė ofertė mashkullit pėr martesė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 01 tetor 2008
Pyetje:
Jam një motër muslimane dhe fali 5 kohe namaz, si dhe bëjë namaz nafile dhe I
stihare. Kam nje pyetje për ju: më pelqën një djal musliman edhe ai i devotshëm
dhe fal namaz, por ai nuk me ka thënë asnjëherë mua, ndërsa zemra ime e pëlqen.
Ju lutem si t’ja bëjë në këtë rast a bën t’ia shprehi atë që ndjejë për të apo ta
angazhojë dikë ne vend timin. Gjithashtu a lejohet ne Islam që djali me qenë me i
ri se vajza.


Përgjigje:
Motër e nderuar, që në fillim dua t’ua bëj me dije se martesa e femrës për djalin më të ri se ajo, nuk ka kurrfarë pengese në Sheriat.

Sa i përket dashurisë që ndjeni në vete për një djalë, unë do të përgjigjem në pyetjen tuaj drejtpërdrejt, edhe pse vet pyetja e juaj shtron një pyetje timen apo dilemë, se vallë si u dashurove në atë djalë? Ku e pa atë dhe si ia lejove vetes që të thellosh shikimin në të?! Erdhët deri tek ajo ndjenjë dashurie nëpërmjet rrugëve të lejuara apo fare të ndaluara?! Lus Allahun të mos keni rënë në ndonjë mëkat qoftë edhe i vogël ai.

Sipas mësimeve të Sheriatit, oferta për martesë mund të iniciohet nga dy anët e çiftit, djalit apo vajzës. Nuk është aspak problem që, sikur ndodh me mashkullin, edhe pala e femrës të kërkojë nga ndonjë djalë të martohet për të. Teknikisht dhe moralisht kjo nuk duhet të ndodh drejtpërdrejt nga vet femra, por fjala është që atë iniciativë ta bëjnë pala e vajzës, pra prindi, vëllai, axha, daja etj. të vajzës. Pra assesi të mos e bëjë këtë vet femra, pasi që është e ndaluar të flas ajo me mashkullin e huaj si e vetmuar.

Në mentalitetin tonë është e panjohur që nga femra të iniciohet oferta për martesë. Duke e njohur këtë mentalitet kisha porosit çdo femër që të respektojnë këtë rend aq sa ka mundësi për shkak se është në interes të tyre. Me këtë nuk dua të them që të humbin ndonjë rast të volitshëm e t’i përmbahen me çdo kusht këtij rendi të pashkruar. Por, këtë porosi, pra që të mos iniciojë vet e mbështes në disa arsye:

-      Nëse ndodh që djali nuk e pranon atë ofertë për martesë për arsye të caktuara (është i fejuar, nuk i pëlqen ajo vajzë, ka ndërmend të fejohet me tjetër etj.), do të mbetet shumë e thyer ajo vajzë dhe mbase ai djalë mund ta keqpërdorë më vonë atë ofertë (duke thënë: kjo më ka dashtë, por unë nuk e kam dashtë). E kundërta nuk është turp që djalit t’i bie vlera. Për vajzën nuk konsiderohet turp aspak ta kërkojnë në disa vende, edhe pse ajo shkon vetëm në një vend, por mbetet e përçmuar nëse ajo dështon të martohet në vendin ku ka dashur të shkojë.

-      Nëse djali pranon të martohet me të, ka mundësi që çdoherë t’ia përmend femrës se ti më ke pëlqyer e jo unë, gjë që mund ta bëjë femrën të pendohet për iniciativën e saj. 

Sido qoftë, kur bëhet fjalë për martesën ose jo me një namazli, shpresohet të mos ketë këso gjëra joetike, por megjithatë sa për t’i venduar parasysh.

Pra lejohet që oferta të iniciohet prej jush, duke marrë paraprakisht pëlqimin e prindit dhe që ai apo dikush tjetër i afërt të shkon e t’i thotë atij djali dhe familjes së tij. Nëse prindi nuk është i njoftuar dhe nuk pajtohet që ta ketë dhëndër atë djalë, mos inicioni asgjë, sepse është rreptësisht e ndaluar.
Allahu e di më së miri!


                                                            Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.