MЁNYRA E ABDESIT

 
A e prish agjėrimin masturbimi? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 01 tetor 2008
Pyetje:
Selam alejkum urime festa e Fitër Bajramit do t'ua
bëjë një pyetje:
Nëse masturboj (ngacmon organin gjenital dhe hedh spermën jashtë
gjatë kohës kur je duke agjëruar) a më pranohet agjërimi dhe më tregoni
se nëse jo çfarë duhet të bëj?
 

Përgjigje:
Ve alejkum selam ve Rahmetullah!
Faleminderit për urimin tuaj, dhe gjithë muslimanëve urime u qoftë kjo festë!Masturbimi është një gjë e ndaluar në ramazan dhe jashtë ramazanit, ditën dhe natën, kështu, vepruesi i kësaj vepre të shëmtuar është mëkatar dhe duhet të pendohet tek Allahu për atë vepër.Sa i përket këtij veprimi gjatë ditës së agjërimit, të gjithë dijetarët e katër medhhebeve e konsiderojnë si prishës – shkatërrues të agjërimit, andaj vepruesi duhet ta kompensojë atë ditë kur ka bërë masturbimin me një ditë agjërimi jashtë ramazanit dhe të pendohet njëkohësisht.Allahu e di më së miri!



                                                                Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.