MЁNYRA E ABDESIT

 
Zekati i Fitrit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e diel. 28 shtator 2008


Zekatul fitri jepet ditën e Bajramit para se të falet namazi i Bajramit.




Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë farz sadakanë e fitrit në një masë sa një sa’ (katër grushta) grurë ose një sa’ shirij, qoftë i vogël ose i madh, burrë ose grua, i lirë ose rob. Para se të falet Fitër Bajrami, muslimani jep sadakatul-fitrin. Thotë Abdullah bin Omeri:
“Na ka urdhëruar Pejgamberi i Allahut ta nxjerrim sadakatul-fitrin para se të dalin njerëzit në namaz.” Sadakatul – Fitri  jepet për çdo anëtar të familjes.
Zekatul fitri jepet ditën e Bajramit para se të falet namazi i Bajramit. Koha më e mirë për dhënien fillon pas akshamit të natës së Bajramit deri sa të falet namazi i Bajramit, mirëpo mund të jepet edhe para kësaj dite (një ose dy ditë).

Transmeton Buhariu se sahabët e kanë dhënë edhe një ditë ose dy ditë para Bajramit. Nëse dhënia e zekatul fitrit nuk jepet deri në ditën e Bajramit para se të falet namazi i Bajramit, atëherë obligohet ta japë atë si kompensim, duke u bazuar në hadithin  e  Ibn Abasit : 

 “Kush e jep atë para namazit, ajo është sadaka e pranuar dhe kush e jep pas namazit ajo është një sadaka prej sadakave.”

Shejhul Islam Ibnu Tejmija ka preferuar mendimin se lejohet dhënia e Zekatit të Fitrit nga ushqimet më të përdorshme në atë vend, si për shembull: orizi e misri, nëse janë më të përdorshëm në ato anë dhe ky është mendim më i pranueshëm. Disa dijetarë janë  të mendimit se veçimi i këtyre llojeve të ushqimeve të përmendura në hadith është bërë për shkakun se ato kanë qenë më të konsumuarat në atë kohë, duke lejuar kështu nxjerrjen e tij nga ushqimi më i përdorshëm në atë vend siç është orizi apo misri në vendet, të cilat përdoren më tepër.

Kujt i jepet zekati i fitrit:

Zekati i Fitrit u takon muslimaneve të varfër. Kjo mbështetet edhe nga hadithi i mësipërm, në të cilin Profeti alejhi selam ka urdhëruar dhënien e sadakatul fitrit si pastrim për agjëruesin nga fjalët dhe veprat e pahijshme dhe si ushqim për nevojtarët.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.