MЁNYRA E ABDESIT

 
Domethėnia e fjalės- La ilahe il’lall-llah- PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 30 tetor 2006


Sa i përket fjalës së parë, fjalës LA ILAHE IL’LALL-LLAH, njeriu duhet të pranojë me zemrën dhe gjuhën e tij se nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç All-llahut. 
Kjo frazë mohon ekzistencën me të drejtë të tjetër Zoti përveç All-llahut dhe vërteton se i adhuruar (Zot) me të drejtë është vetëm All-llahu. Pejgamberi alehi selam ka thënë:
” Kush thotë sinqerisht: La ilahe il’lall-llah hyn në xhennet.” (hadithi sahih në librin “ Elxhamiu”). I sinqertë (në thënien e kësaj fjale) është ai që e kupton dhe vepron sipas saj, duke i thirrur njerëzit tek kjo fjalë, më parë se te çdofjalë tjetër. Prandaj, nuk mjafton vetëm shqiptimi i shehadetit, duke mos ia ditur kuptimin, gjithashtu, nuk mjafton shqiptimi i shehadetit duke mos ia ditur kuptimin e duke mos punuar me atë që e bën të domosdoshme, por patjetër duhet të plotësohen shqiptimi, dija dhe puna.
Fjala LA ILAHE IL’LALL-LLAH është baza e unitetit dhe Islamit. Kjo fjalë realizohet duke i kryer të gjitha llojet e adhurimit për All-llahun, atëherë, kur muslimani t’i bindet All-llahut dhe vetëm Atij t’i lutet, e vetëm sheriatin e tij ta zbatojë.
Kuptimi i fjalës LA ILAHE IL’LALL-LLAH është mohim i adhurimit ndaj gjithçkaje përveç All-llahut dhe pohimi i adhurimit për All-llahun, Një dhe të Vetëm. Sipas kësaj, obligohet adhurimi i sinqertë ndaj All-llahut dhe mohimi i çdo adhurimi tjetër përveç All-llahut. Kuptimi në shqip është: ”Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut”, sepse të adhuruarit përveç All-llahut janë të shumtë, por ata adhurohen pa të drejtë.
Shejh Albani, All-llahu  e mëshiroftë, në lidhje me këtë thotë: “Ndërsa shumica e muslimanëve sot, të cilët dëshmojnë  LA ILAHE IL’LALL-LLAH nuk e kuptojnë mirë domethënien e saj, madje ata ndoshta e kuptojnë domethënien e saj në mënyrë krejtësisht të kundërt e të përmbysur.
Dikush shkruajti një libër për domethënien e fjalës LA ILAHE IL’LALL-LLAH dhe e komentoi: Nuk ka Zot përveç All-llahut! Këtë kuptim idhujtarët e besonin dhe në të ishin, e megjithatë nuk u bëri dobi besimi i tyre. I Lartësuari ka thënë: “E nëse i pyet se kush i ka krijuar Qiejt dhe Tokën do të thonë: All-llahu”. Idhujtarët besonin se këtë Univers e ka krijuar Allahu, por i mvishnin All-llahut të adhuruar ortakë në adhurim. Ata besonin se Zoti është një, por besonin se të adhuruarit janë të shumtë…
   Kjo dëshmi formon vijën ndarse në mes Imanit (besimit) dhe kufrit (mosbesimit).
Fjala LA ILAHE IL’LALL-LLAH është çelës i xhennetit, mirëpo çdo çelës ka dhëmbë. Pra, nëse e ke çelësin me dhëmbë, mund ta hapësh derën, përndryshe nuk do të mundesh. Dhëmbët e këtij çelësi janë kushtet e fjalës LA ILAHE IL’LALL-LLAH. Këto kushte janë:
   1. Dituria. Dituria për kuptimin e kësaj fjale se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, d.m.th. të mohosh adhurimin e tjetërkujt përveç All-llahut dhe t’ia kushtosh  adhurimin vetëm All-llahut Një. All-llahu i Lartësuar thotë: “Atëherë, dije se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut.” (Muhamed:19)
   2. Bindja e sigurtë. Kjo do të thotë se në zemrën e thënësit të kësaj fjale nuk duhet të ketë asnjë fije dyshimi rreth kësaj fjale apo ndaj asaj që përmban ajo, ngase All-llahu thotë: “Besimtarë janë vetëm ata që i besun All-llahut, të Dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre.” (Huxhuratë: 15)
   3. Pranimi i kësaj fjale dhe mosrefuzimi i saj. Pranimi i asaj që përmban kjo fjalë me zemër dhe me gjuhë. Synimi me fjalën “pranim” është pranimi dhe të qenurit i kënaqur me gjithçka që ofron fjala “La ilahe il-lall-llah”, e cila është e kundërta e fjalës refuzim. All-llahu i Lartësur na tregon se shumë popuj e refuzuan fjalën “La ilahe il-lall-llah”, e cila u bë shkak i dënimit të tyre: “Kështu Ne veprojmë me kriminelët. Për arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.” (Safatë:34-35)
   4. Dorëzimi dhe Nënshtrimi për All-llahun e Lartësuar dhe largimi prej shirkut. All-llahu i Lartësur thotë: “E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurtë dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve.” (Llukman: 22)
   5. Të besuarit. Ta thotë njeriu me sinqeritet e besim nga zemra, e jo ta shqiptojë rrejshëm. Zemra të përputhet me gjuhën e tij, All-llahu i Lartësuar thotë: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër, por në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen të mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvtes, por ata nuk e hetojnë.” (Bekare: 8-9)
   6. Sinqeriteti. Ta dëshirojë me këtë fjalë kënaqësinë e All-llahut. All-llahu i Lartësuar thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, ta  japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” (Bejjine: 5)
   7. Dashuria. Ta dojë këtë fjalë dhe Atë që e meriton, të dojë për hir të All-llahut dhe të urrejë për hir të Tij. All-llahu i Lartësur thotë: “E nga njerëzit ka të tillë që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë.” (Bekare: 165)
Andaj, fjala “La ilahe il-lall-llah” nuk i bën dobi thënësit të saj nëse nuk punon sipas saj dhe nëse nuk i plotëson kushtet që i obligon ajo.
   Ndërsa, sa i përket fjalës së dytë MUHAMMEDUN RESULULLAH ( Muhammedi është i dërguar i All-llahut), kuptimi i saj është shqiptim me gojë pas besimit me zemër se Muhammedi, i biri i Abdullahut, nga fisi Kurejsh është i dërguar i All-llahut për të gjithë  njerëzit dhe xhinët, siç thotë All-llahu, subhanehu ve teala: “ Thuaj: O ju njerëz! Unë jam i dërgaur i All-llahut te të gjithë ju, Allahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i Tokës, s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra, besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ndiqni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën”
(El-A’rafë:158).
   Kjo tregon se nuk mjafton vetëm dëshmia LA ILAHE IL’LALL-LLAH, por patjetër duhet, së bashku me të, edhe dëshmia MUHAMMEDUN RESULULLAH. Prandaj, kush e dëshmon të parën, por nuk e dëshmon të dytën nuk është futur ende ne fenë Islame.
   Kjo dëshmi e bën të obligueshme t’i besosh Resullu-llahut për atë që ka lajmëruar, të praktikosh atë që ka urdhëruar, të largohesh nga ajo që e ka ndaluar dhe qortuar, dhe të adhurosh All-llahun ashtu siç na ka mësuar Ai, e jo ndryshe. Poashtu, kjo dëshmi të bën të patjetërsueshme që të besosh se Resullu-llahu nuk ka kurfarë fuqie në zotërim dhe në rregullimin e Gjithësisë, nuk ka kurrfarë të drejte në adhurim (t’i bëhet atij), por të besosh se ai është rob dhe nuk adhurohet, i dërguar dhe nuk gënjen, dhe nuk ka mundësi që t’i bëjë vetes apo dikujt dëm ose dobi veç asaj që dëshiron All-llahu, siç ka thënë All-llahu në Kur’an për të Dërguarin:
” Thuaj: Unë nuk ju them se i kam në kompetencë thesaret e All-llahut, as nuk pretendoj se i di fshehtësitë, as nuk ju them se unë jam melek. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. ( El-En’am: 50).
   Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Mos më lavdëroni mua ashtu siç lavdëruan të krishterët të birin e Merjemes, mirëpo thuani rob i All-llahut dhe i Dërguar i Tij.”  (Buhariu).
   Nuk lejohet lavdërimi i tepruar për  Muhamedin, alejhi selam, ashtu siç vepruan të krishterët për Isain, të birin e Merjemes, dhe në atë mënyrë ranë në idhujtari.
Ndërsa, sa i përket lavdërimit që është përmendur në Kur’an dhe sunnet, është e kërkuar.
   Lavdërimi i Muhammedit, alejhi selam, është dy llojesh:
   I pari: Lavdërimi i Muhamedit, alejhi selam, me atë që e meriton duke mos e tepruar. Nëse vepron kështu nuk ka asgjë të keqe, d.m.th. nuk ka kurrfarë të keqeje që ta lavdërosh Muhamedin alejhi selam, me atë që e meriton sikurse janë cilësitë e mira e të plota në moralin dhe në urdhërat e tij. Kjo vepër është ibadet me të cilën njeriu afrohet te All-llahu.
   I dyti: Lavdërimi, deri në atë masë, i Muhamedit alejhi selam, saqë arrihet në teprim. Këtë gjë e ka ndaluar vetë ai. Pra, është haram që dikush ta lavdërojë duke thënë se ai u ndihmon atyre që kërkojnë ndihmë, u përgjigjet lutjeve të nevojtarëve, është sundues i kësaj bote dhe tjetrës, e di gajbin si dhe të ngjashme që janë të kota. 

Përgatiti: Blerta Shaqiri
  

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.