MЁNYRA E ABDESIT

 
Probleme me urinim... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 25 shtator 2008
Pyetje:
Po kam probleme me urinim te shpeshtë nga pak po qe e prishin
abdesin për namaz tjetër, qe edhe pse kam përdor qajra nuk kam
arritur te shërohem, kur vjen koha e jacisë  po duhet me marr abdes
dy herë njëherë për namazin e jacisë e pastaj per namaz te vitrit,
a kish pa me njëherë abdes te dy namazet edhe pse po kam pika urinimi
edhe  pas abdesit ose ne fillim te namazit. Si te veproj. Kthema
përgjigjen ju shpërbleftë Allahu per mirëkuptim.
 
Përgjigje:
Nëse jeni me problem të vazhdueshëm të urinimit dhe nuk mund ta mbani abdesin, obligoheni të merrni abdes një herë për çdo namaz dhe gjatë kohës së atij namazi vlen ai abdes edhe për namaze të tjera nafile si dhe lexim të Kur’anit etj. Në momentin kur hyn koha e namazit tjetër pasues, abdesi prishet dhe duhet të përsëritet edhe nëse nuk ka ndodh lirimi i gazrave, apo të ngjashme. Në rastin që ju keni përmendur, me abdesin që merrni për namazin e jacisë mund ta falni ede itrin pa problem.

Allahu e di më së miri!


                                        Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.