MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrse duhet t’i falim tė tjerėt nė kėtė Ramazan? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 22 shtator 2008

A meriton që energjia jonë të 
drejtohet në inat dhe armiqësi
në vend të rritjes e zhvillimit?
 








I dërguari Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Musa, djali i Imranit, njëherë ka pyetur: “O Zoti im! ”Kush është më i respektuari prej robërve Tu?” Dhe, Ai është përgjigjur:
“Personi i cili falë edhe kur është në pozitë të fuqishme.”  (Hadithi transmetohet nga Ebu Hurejre, por është i dobët – daif)


Ti i di të drejta tua.

Ti e di se kujt po i drejtohem! Atëherë kur ti bën diskutim me anëtarët e familjes, shoqet, shefin, koleget, mësueset ose këdo, ti e di se sjelljet tua janë me vend dhe mund të ketë raste kur të kenë gabuar ndaj teje me vërejtje fyese, komente të vrazhda ose sarkastike.

Dhe gjithashtu, ju vendosni të mbani inat. Pas të gjithash, ju keni të drejtë. Askush s’mund t’ju trajtojë në këtë mënyrë. Përse duhet të falni? Ti nuk je ajo që e ke filluar këtë. Ti nuk je ajo e cila nuk ke fakte të drejta.

E vërtetë. Ti mund të kesh të drejtë. Ti mund të jesh në asi pozite të fuqishme të përmendur në hadithin e lartpërmendur. Por t’i falësh të tjerët, përveç efekteve pozitive të shëndetit (ke më pak stres) dhe të mendjes (një gjë negative më pak për t’u fokusuar), është një hap i domosdoshëm për t’iu afruar Zotit.

Si mund të ngjitemi në shkallët e zhvillimit shpirtëror kur ne mbajmë zemërimin dhe inatin për personin tjetër? Derisa ne mund të kemi pasur të drejtë, a meriton që energjia jonë të drejtohet në inat dhe armiqësi në vend të rritjes e zhvillimit?

A s’është diçka e çuditshme kur ne kërkojmë falje nga Allahu për mëkatet tona derisa e refuzojmë faljen tonë për dikë i cili na ka lënduar neve?

Një ndër tiparet e shquara të Ramazanit është falja. Ndonëse hadithi nuk është i shkallës së lartë të transmetimit, mendohet se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka shpjeguar në një hadith se Ramazani është muaj, fillimi i të cilit është Mëshirë, mesi i tij është Falje dhe fundi i tij është lirim nga zjarri i Xhehenemit. Ramazani është kohë e mrekullueshme për të kërkuar falje prej Allahut. Gjithashtu është një kohë e mrekullueshme t’i hapim zemrat tona dhe t’i pastrojmë ato nga zilia dhe zemërimi duke i falur të tjerët.

Rruga për t’u lidhur me Zotin është gjithmonë e shtruar me sprova dhe vështirësi. Askush nuk arrin ngritje shpirtërore pa e provuar karakterin e tij. Ky proces përfshin përballimin me të gjitha llojet e vuajtjeve, duke përfshirë edhe padrejtësinë nga duart e të tjerëve.
 
Nëse ne vërtet e duam dashurinë e Allahut, mëshirën dhe faljen, ne duhet të kujtojmë se lëndimet e kësaj bote janë të përkohshme e ne jemi duke punuar drejt asaj që është e përhershme. A meritojmë të jemi të vuajtur dhe të frenuar gjatë zhvillimit tonë? A na sjell vërtet kjo dobi? Sa mund ta ndryshojë zemërimi dhe inati ynë personin i cili na ka lënduar neve? 
Le t’i shfrytëzojmë këto ditët e mbetura të këtij muaji të bekuar të Ramazanit për falje, t’i hapim zemrat tona për ata të cilët na kanë bërë padrejtësi dhe t’i falim ata ashtu siç kërkojmë nga Allahu të na falë neve!     

                       Marrë nga: www.soundvision.com
                       
Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.