MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēfarė tė bėj me hajmalnė qė e kam nė shtėpi? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 17 shtator 2008
Pyetje:
Desha ta di se çka duhet të bëj me hajmalinë të cilën fatkeqësisht e
kam dhe nuk e mbaj në trup, por është kohë të gjatë që e kam dhe
nuk po di çka të bëj me të. Unë po brengosem dhe po frikohem që
jam duke bërë gjynah kur më bie në mend që ajo ende është në
shtëpinë time edhe pse nuk e mbaj në trup.


Prgjigje:
Ju keni bërë mëkat të madh që keni shkruar hajmali dhe keni besuar se ajo mund të ju shpëtojë prej ndonjë fatkeqësie. Bile nëse i keni besuar thellësisht dhe keni humbur shpresën nga Allahu keni dalë fare prej besimit. Por, po shpresoj që këtë ta keni bërë pa vetëdije të plotë dhe nga injoranca, gjë që mbetet të bëni tevbe, pra të pendoheni sinqerisht për atë veprim tuajin. Sa i përket hajmalisë, digjeni atë në zjarr dhe mos u brengosni për dëmet e imagjinuara nga djegia e hajmalisë, nëse ju jeni bindur plotësisht në Allahun dhe besoni se vetëm Ai mund t’ju ndihmojë dhe besoni se hajmalitë nuk ndikojnë asgjë karshi mbështetjes së Allahut.
Allahu e di më së miri!

                                                Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.