MЁNYRA E ABDESIT

 
Dyshoj se me tradhton burri... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 17 shtator 2008
Pyetje:
Selamun alejkum!
Thuhet se burri është zjarri dhe Xheneti i gruas, ndaj tij duhet të jesh e
sjellshme ta bësh të lumtur,...etj. E si duhet të sillesh ndaj një burri kur
ke kuptuar se të ka tradhtuar dhe ndoshta ende të tradhton? Pas 4
vitesh fejese dhe një vit martese unë tash e kuptoj këtë, edhe pse
asnjëherë ai nuk ka treguar shenja tradhtie dhe nuk është sjellë
keq ndaj meje. Edhe pse unë kam fakte, ai e mohon këtë gjë. Mua
me bren diçka në zemër dhe dita-ditës  bëhem më keq edhe pse
atij nuk ia  shprehi këtë gjë por e mbaj në vete. Më tregoni si
të jetoj me këtë zhgënjim dhe a kalohet jeta vazhdimisht me
dyshim. Edhe kur kthehet prej punës unë mendoj se mos ka qenë
me tjetërkënd, xhelozia po më mbyt! Ju lutem më ndihmoni!

  

 
Pergjigje:
Ve alejkum selam!
Motër e nderuar, për lajmet e këqija, e sidomos ato të cilat mund ta destabilizojnë jetën bashkëshortore, duhet të jemi shumë koncizë në pranimin apo mospranimin e atyre informatave. Dyshimet në të shumtën e rasteve vijnë nga shejtani, dhe shpeshherë janë mëkat. Allahu thotë: O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa dashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” (El-Huxhuratë, 6)Allahu po ashtu thotë: “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah.” (El-Huxhuratë, 12)Nëse tek ndonjë person dyshohet për çështje të imoralitetit dhe në të njëjtën kohë i dyshuari e mohon një gjë të tillë, atëherë për ta vërtetuar se ai ka rënë në imoralitet, nevojiten katër dëshmitarë të drejtë, që ta zënë atë në flagrancë. Përndryshe nuk lejohet të ndërtojmë mendim të ligë vetëm me dyshime, e sidomos kur dihet që shejtani edhe më tepër i fryn ato dyshime nëse kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes bashkëshortëve. Pra, ose të zihet në flagrancë dhe të dëshmojnë për këtë katër dëshmitarë, ose ta pranon vet se ka bë imoralitet. Ndonëse faktet e juaja për ju mund të jenë bindëse, ato nuk e ndryshojnë dispozitën e Sheriatit përderisa ai e mohon një gjë të tillë. Motër e nderuar, nuk ka dyshim se Sheriati e dënon ligjërisht ashpër njeriun e pamoralshëm dhe nuk diskutohet një gjë e tillë. Mirëpo një gjë dua ta them. Nëse bashkëshorti dashuron një femër tjetër duke mos synuar mëkatin me të, por dëshiron martesë të ligjshme përderisa ai është i martuar me bashkëshorten e parë, kjo e para e xhelozon pa dyshim dhe mund të ndodhë ta quaj këtë akt si tradhti bashkëshortore. Jo, femra duhet të jetë më zemërgjerë në këtë rast, ndonëse nuk e përjeton lehtë. Me këtë dua të them që mos të rrezikohet jeta bashkëshortore vetëm për shkak të xhelozisë. Pra për një vonesë, ndoshta të arsyeshme, të shkurtër apo të gjatë, të mendoni menjëherë se ai ju ka braktisur juve dhe shkon me tjetrën.Të njëjtën kohë, ju këshillojeni burrin tuaj që ta ketë frikë Allahun dhe mos ta lejojë veten të bie në ndikime të shejtanit dhe ta rrezikon dynjanë dhe ahiretin. Përkujtoja dënimin e Allahut lidhur me ata që bëjnë imoralitet. Pastaj lute Allahun që atë ta forcojë dhe ta bëjë prej atyre që i përfillin urdhrat e Allahut dhe largohen prej ndalesave të tij. Në anën tjetër, shiko veten me sy kritik, në mos nuk po i përmbushni kërkesat e bashkëshortit tuaj, sa të leni hapësirë që ai të mendojë për “zgjidhje” tjetër. Ndoshta me thirrjen tuaj për besim dhe respektim të ligjeve të Allahut, me duatë tuaja, me joshjen tuaj keni mundësi ta bëni bashkëshortin tuaj që të mendojë vetëm për ju, e mos të bie në haram.Allahu më së miri e di!


                                          Muhamed Dermaku
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.