MЁNYRA E ABDESIT

 
A ndėrpritet agjėrimi pėr shkak tė gjidhėnies? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 17 shtator 2008
Pyetje:
Jam me gjidhënie. A më lejohet ta ndërpres ndonjë ditë për ta ushqyer 
më shumë fëmijën?


Përgjigje:
Nëse specialisti-ja i-e pediatrisë ju këshillon që fëmija juaj ka nevojë për ushqim më tepër gjë që nuk mund të arrihet pa u ushqyer edhe ju gjatë ditës, lejohet të mos agjëroni tani dhe t’i kompensoni ato ditë me aq ditë kur liroheni nga gjidhënia. Por nëse fëmija është më i madh dhe krahas ushqimit me qumështin e nënës ushqehet edhe me gjëra të tjera dhe kështu, nuk varet vetëm prej gjirit, atëherë agjëroni tani, pasi agjërimi i ditës në Ramazan është më i vlefshëm shumë se kompensimi i asaj dite jashtë Ramazanit edhe nëse të lejohet për ndonjë arsye.

Allahu e di më së miri! 


                                                      Muhamed Dërmaku


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.