MЁNYRA E ABDESIT

 
A ka dua para se tė hyjmė nė banjė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 17 shtator 2008
Pyetje:
Eselamu-alejkum! Me hair muaji i RAMAZANIT!
Desha t’ju pyes se a ka dua para se të hyjmë në banjë për t’u 
pastruar (dush)? Sepse unë kur jam duke u larë dëgjoj zëra të 
ndryshëm dhe britma. Ju lus që sa më shpejt të më përgjigjeni! ALLAHU JU SHPËRBLEFTË!


Përgjigje:
Alejkumus-selam!
Të gjithë muslimanëve me hair u qoftë Ramazani!

Po, ka dua që lexohet para se të hyhet në banjë. Është po ajo duaja që lexohet kur hyhet në WC. Dijetarët nuk bëjnë dallim mes banjës dhe tualetit, kur është në pyetje leximi i duasë. Ata po ashtu nuk bëjnë dallim nëse në banjë apo tualet hyhet për të kryer nevojë, apo për të pastruar dhëmbët, apo ndonjë gjë tjetër. Ata nuk bëjnë dallim, sepse qëllimi i asaj duaje është kërkim nga Allahu për sforcim kundër të keqes dhe shpirtkëqijve, e që stacionimi i tyre më së shumti bëhet nëpër ato vende, si dhe rreziku ekziston pasi njeriu aty zhvishet nga rrobat pjesërisht apo tërësisht. Duaja është “ALLAHUMME INNI EUDHU BIKE MINEL HUBTHI VEL HABAITHI”
Allahu e di më së miri!


                                               Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.