Shkruar nga Besa
|
e martė. 09 shtator 2008 |
Brumi: 6 vezë, 12 lugë (gjelle) sheqer, 100 g arra, 1 aditiv dhe 10 lugë miell.
Filli: 200 g marmelatë prej kumbullave, 250 g margarinë, 9 lugë griz, 10 lugë sheqer pluhur, 2 pako sheqer vanilje dhe 700 ml qumësht.
Qumështin me sheqer, vaniljen dhe grizin i vlojmë bashkë derisa masa të trashet dhe e lëmë që të ftohet. Vezët me sheqerin i përziejmë mirë me mikser. Pastaj i shtojmë miellin, aditivin dhe arrat. E pjekim në tepsi katrore (blek). Piqet 15 minuta në 200 gradë C. Grizit ia shtojmë margarinën dhe sheqer pluhurin dhe i përziejmë me mikser. Tortën e ndajmë në dy pjesë dhe e lyejmë njërën pjesë me marmelatë të kumbullave pastaj me fillin. E vendosim pjesën e dytë përmbi dhe e lyejmë njësoj. Në fund i hedhim arra të grira. |