MЁNYRA E ABDESIT

 
Tortė me arra PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Besa   
e martė. 09 shtator 2008



Brumi:
6 vezë,
12 lugë (gjelle) sheqer,
100 g arra,
1 aditiv dhe 
10 lugë miell.


Filli:
200 g marmelatë prej kumbullave,
250 g margarinë,
9 lugë griz,
10 lugë sheqer pluhur,
2 pako sheqer vanilje dhe 
700 ml qumësht.


Qumështin me sheqer, vaniljen dhe grizin i vlojmë bashkë derisa 
masa të trashet dhe e lëmë që të ftohet. Vezët me sheqerin i 
përziejmë mirë me mikser. Pastaj i shtojmë miellin, aditivin dhe 
arrat. E pjekim në tepsi katrore (blek). Piqet 15 minuta në 200
gradë C.          
Grizit ia shtojmë margarinën dhe sheqer pluhurin dhe i përziejmë 
me mikser. Tortën e ndajmë në dy pjesë dhe e lyejmë njërën pjesë
me marmelatë të kumbullave pastaj me fillin. E vendosim pjesën e 
dytë përmbi dhe e lyejmë njësoj. Në fund i hedhim arra të grira.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.