Shkruar nga Shqipja
|
e martė. 09 shtator 2008 |
Brumi: 2 vezë 250 g gjalpë (buter) të zbutur 100 g sheqer pluhur 300 g miell.
Filli: 8 molla të tharta 150 g rrush të thatë 100 g sheqer 1 lugë e kafes kanellë.
Përgatitja a brumit: Në një enë vendosim miellin dhe i shtojmë vezët, sheqerin, gjalpin dhe të gjitha i përziejmë bashkë duke formuar kështu një brumë si kur gatuajmë bukë. Pastaj brumin e fituar e mbështjellim në folie dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta.
Përgatitja e fillit (mbushjes): Në ndërkohë qërojmë mollët dhe i presim në copa shumë të imta, pastaj e shtojmë sheqerin, rrushin e thatë dhe kanellën dhe të gjitha këto i përziejmë mirë me lugë të rëndomtë.
Kalojmë prapë tek brumi; marrim brumin nga frigoriferi dhe e ndajmë në dy pjesë, njëra pjesë le të jetë 2/3 e brumit ndërsa tjetra mbetet 1/3. Pjesën e madhe të brumit pra 2/3 e tëhollojmë në formë pete duke i shtuar miell nëse ka nevojë, që të mos ngjitet në duar, e vendosim në tepsi (me diametër 24 cm) duke ngjeshur skajet e brumit përkundër tepsisë në mënyrë që filli të mos depërtojë përfundi brumit dhe i shtojmë fillin e përgatitur më parë. Pjesën tjetër të brumit të mbetur (1/3) e tëhollojmë si pjesën e parë dhe me kujdes e qesim mbi fillin. Me të kuqtë e vesë e lyejmë përmbi dhe në furrën e nxehur në 220°C e pjekim 20 minuta. Pastaj duke e ulur temperaturën në 200°C e pjekim edhe për 15 minuta tjerë. Pasi ta nxjerrim nga furra i hedhim sheqer pluhur përmbi.
Shërbehet me lëngje të freskëta, më së miri me lëngje pemësh. |